Publikuar
Ky standard Evropian përcakton parimet e përgjthshme të mbrojtjes katodike kur zbatohen në ujin e detit, ujërat e përzier det dhe lumë së bashku, si dhe në baltrat detare. Ky standard përcakton kriteret e kërkuara për mbrojtjen katodike. Ai jep rekomandime dhe informacione për elektroda referuese, faktorët konsiderues të projektimit dhe parandalimin e efekteve dytësore të mbrojtjes katodike. Zbatimet praktike të mbrojtjes katodike në ujin e detit mbulohen nga standardet e mëposhtme: - EN 12495, Mbrojtja katodike për strukturat e fiksuara prej çeliku në det të hapur; - EN ISO 13174, Mbrojtja katodike për instalimet në port (skelë) (ISO 13174); - EN 12496, Anodat galvanike për mbrojtjen katodike në ujin e detit dhe baltën e kripur; - EN 13173, Mbrojtja katodike për strukturat prej çeliku që lundrojnë në det të hapur;- EN 16222, Mbrojtja katodike e trupave të anijes; - EN 12474, Mbrojtja katodike për tubacionet nëntokësore detare; - ISO 15589 2, Industritë e naftës dhe lëndëve kimike që përftohen nga nafta, dhe të gazit natyror - Mbrojtja katodike e sistemeve të tubacioneve të transportimit - Pjesa 2: Tubacionet në det të hapur (ISO 15589-2:2012). Për mbrojtjen katodike të betonit i cili është i riforcuar me çelik, dhe që mund të jetë i ekspozuar ndaj ujit të detit apo në atmosferë zbatohet standardi EN ISO 12696, Mbrojtja katodike e çelikut në beton.
WITHDRAWN
SSH EN 12473:2004
PUBLISHED
SSH EN 12473:2014
60.60
Standard published
19 maj 2016