Publikuar
1.1 Të përgjithshme. Ky Standard Evropian mbulon makinat për prerjen me copa dhe pajisjet. Ky Standard Evropian nuk zbatohet për makinat automatike industriale per prerje në feta (shih prEN 16743) dhe makinat me sharrë shirit (shih EN 12268). Ky Standard Evropian percakton kërkesat për projektimin dhe prodhimin e makinave për prerjen me copa. Makinat e mbuluara nga ky Standard Evropian janë përdorur për prerjen ne copa ne menyre te vazhdueshme te mishit te fresket, te ngrire, te tymosur me dhe pa kocka ose të produkteve të ngjashme me ndarje me anë të një thikë. Ky Standard Evropian merret me të gjitha rreziqet të rëndësishme, situata të rrezikshme dhe ngjarje të rëndësishme për makinat, pajisje dhe makineri, kur ato janë përdorur si qëllim dhe në kushte të shpërdorimit të cilat parashikohen me arsye nga prodhuesi (shih klauzolën 4). Ky standard evropian merret me rreziqet të cilat mund të lindin gjatë autorizimit, funksionimit, mirëmbajtjes dhe nxjerrjes nga përdorimi te makinës. Standardi Evropian nuk merret me rreziqet specifike të pajisjeve të ngarkimit. Ky Standard Europian nuk është i zbatueshëm për makinat për prerjen me copa cilat janë prodhuar para datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN. 1.2 Llojet e makinerive. Ky Standard Evropian përfshin këto lloje të makinerive: - makinat e prerjes me copa me ngarkim me dore (shih figurën 1); - makinat e prerjes me copa me ngarkim automatik (shih Figurën 2). 1.3 Ndërtimi I makines. Makinat e prerjes me copa në varësi të ndërtimit përbëhen nga: karkasa e makinës (korniza e makinës), bazat e produktit levizes ose fiks, kapesit me dore ose automatik, njesite mbajtese te poshteme, mbajtesi I thikes, thika, pajisje shkarkimi, transmesionet shtese, komponentet elektrik , hidraulik ose pneumatik. Makinat e prerjes me copa në kuadër të këtij dokumenti mund të jetë te pajisura me komponentët e mëposhtëm ndihmës: - ndihmësi i ngarkimit; - rrip transportieri I shkarkimit; - njësia e hedhjes; - pajisjet e matjes ose te skanimit; - shkallet; - vendi i ndarjes (psh lëkundës, shperndares); - pajisjet e lëvizjes (p.sh. rrotat). 1.4 Qellimi I perdorimit Qellimi i përdorimit (siç përcaktohet në EN ISO 12100: 2010, 3.23) të makinave te prerjes me copa si trajtohet në këtë dokument është përshkruar në 1.1. Produkti është vendosur manualisht mbi bazën e produktit ose ushqyer automatikisht tek baza e produktit me një pajisje ngarkuese. Produkti është shperndare tek thika nga kapesit ose rreshqitesi ose rripi ransportues qe punojne me dore ose automatikisht dhe fillon procesi i prerjes. Copa bie mbi një transportues shkarkimi ose një njësi hedhje.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 13870:2005+A1:2010
PUBLISHED
SSH EN 13870:2015
60.60
Standard published
24 shk 2016