Publikuar
Ky standard evropian specifikon kërkesat elektrike dhe sigurine ndaj ndezshmërise për shirita transportues per përdorim të përgjithshëm jo për përdorim në instalimet nëntokësore dhe një menyre për kategorizimin e shiritave transportues në aspektin e nivelit të sigurisë në zbatimin e tyre deri ne shkaterrim. Ky Standard Evropian nuk siguron kërkesat e sigurisë elektrike për rezistencën e vëllimit e cila mund të maten nga metodat në EN ISO 21178 dhe qe është e rëndësishme për disa lloje të shiritave transportues të lehte. Ky Standard Evropian nuk është i zbatueshëm për shirita transportues të cilat janë prodhuar para datës së publikimit të këtij dokumenti nga CEN. SHËNIM 1 Direktiva 94/9/EC në lidhje me pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese mund të jetë e zbatueshme për llojin e makinës apo të pajisjeve të mbuluara nga ky Standard evropian. Standardi i tanishëm nuk ka për qëllim për të siguruar mjete qe të veprojnë në përputhje me kërkesat thelbësore të shëndetit dhe sigurisë të Direktivës 94/9/ EC, kjo eshte mbuluar në EN 14973. Shënim 2 EN 12882 nuk është një standard produkti, por ka për qëllim të ndihmojë përdoruesit e shirritave transportues për të zgjedhur karakteristikat e kërkuara elektrike dhe te sigurise ndaj ndezshmërise të nevojshme pas një vlerësimi të përshtatshëm të rrezikut. Nuk ka kërkesa, pra, të përfshira për shënimin, informacion për furnizimin, etj, këto çështje mbulohen në standardet përkatëse të produktit të tilla si EN ISO 14890 dhe EN ISO 15236 1.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 12882:2008
PUBLISHED
SSH EN 12882:2015
60.60
Standard published
23 shk 2016