Publikuar
Ky Standard Evropian percakton kërkesat për produktet fleksibile shkume elastomerike të fabrikuara te cilat përdoren për izolim termik në pajisjet e ndërtimit dhe instalimet industriale me një temperaturë pune në vlerat rreth - 200 ° C deri + 175 ° C. Nën një temperature pune prej - 50 ° C, duhet të kryhen testet në lidhje me përshtatshmërinë e produkteve në aplikimin e synuar. Këshilles se prodhuesit duhet t'i kushtohet vëmendje në të gjitha rastet. Produktet janë prodhuar në formën e fletëve, tubave, rrulonave dhe kasetave me ose pa shtresë dhe / ose mbeshtetes vetë-ngjitës dhe/ose sisteme të ndryshme mbylljeje. Ky Standard Evropian përshkruan karakteristikat e produktit dhe përfshin procedurat për testim, vlerësim të konformitetit, markim dhe etiketim. Produktet e mbuluara nga ky standard janë përdorur edhe në sistemet e e izolimit termik te parafabrikuar dhe panelet e përbërë; performanca e sistemeve të inkorporuar ne këto produkte nuk është e mbuluar. Ky Standard Evropian nuk specifikon nivelin e kërkuar të një karakteristike të caktuar që duhet të arrihet nga një produkt për të demonstruar përshtatshmërinë për qëllim të një aplikimi të veçantë. Nivelet e kërkuara për një aplikim të caktuar mund të gjenden në rregulloret dhe ftesat për tenderim. Produktet me një përçueshmëri termike të deklaruar më të madhe se 0050 W/(m K) në 10 ° C nuk janë të mbuluara nga ky standard. Ky Standard Evropian nuk mbulon produkte për izolimin e strukturës së ndërtesës. Pjesa normative e këtij Standardi Evropian nuk mbulon tensionin ne shtypje (shih D.5).
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
WITHDRAWN
SSH EN 14304:2009+A1:2013
PUBLISHED
SSH EN 14304:2015
60.60
Standard published
23 shk 2016