Publikuar
Ky standard evropian specifikon metodat e provës dhe kërkesat e performancës për bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit për të kontrolluar nivelin e alkoolit të nxjerrë me anë të frymëmarjes që kanë një hundëz. Ajo mbulon bllokueset elektronikë bazuar në nivelin e alkoolit për përdorim të përgjithshëm parandalues. Ky standard evropian i adresohet laboratorëve të provës dhe prodhuesve të këtyre instrumenteve bllokuese elektronike bazuar në nivelin e alkoolit.Ai përcakton kërkesat dhe proçedurat e provës për aprovim të tipit. Disa parametra (për shembull koncentrimi i alkoolit ose vëllimi i frymënxjerrjes) specifikohen në këtë standard evropian për qëllim të provës tip sipas vetëm këtij standardi. Megjithatë mund të jetë e nevojshme për shkak të rregullave kombëtare ose në varësi të kërkesave të përdoruesve të vendosen vlera të ndryshme të parametrave të përshkruara kur bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit janë në përdorim. Ky standard evropian aplikohet gjithashtu për:
- bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit për përdorim në programet e sigurisë së trafikut për kundravajtësit që drejtojnë makinën në gjëndje të dehur (shiko EN 50436-1),
- Instrumentet matëse të përqëndrimit të alkoolit në ajrin e mjedisit të brendshëm të automjetit,
- bllokuesat elektronik bazuar në nivelin e alkoolit që nuk kanë një hundëz,
- metodat e instalimit dhe lidhjes me automjetin
PUBLISHED
SSH EN 50436-6:2015
60.60
Standard published
16 korr 2015
Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.