Publikuar
Ky Raport Teknik jep rekomandime për dizajnimin(prodhimin) dhe fabrikimin e veshjeve të sigurta për fëmijë në lidhje me rreziqet mekanike. Ky Raport Teknik jep gjithashtu rekomandime për aspektet e sigurisë të ambalazhimit dhe të ekspozimit të veshjeve për fëmijë, duke përfshirë udhëzimin për shitësit. Ky Raport Teknik është i aplikueshëm tek veshje të cilat përfshijnë këtu kapuçë për fëmijë, kapele, dorashka, shalle, çorape dhe aksesorë të tjerë veshjesh të destinuar për të gjithë fëmijët deri në moshën 14 vjeç. Është sugjeruar se veshja e rrobave i përgjigjet rekomandimeve të këtij Raporti Teknik në shtesë të kërkesave të EN 71. Ky Raport Teknik është i destinuar të përdoret në të gjitha fazat zinxhir të furnizimit të veshjeve, duke përfshirë përdorimin nga stilistët (dizajnuesit) projektuesit dhe fabrikuesit e veshjeve për fëmijë. Gjithashtu është i destinuar të përdoret nga importuesit, shpërndarësit dhe shitësit për ti ndihmuar ata në përzgjedhjen e veshjeve që nuk paraqesin rrezik. Ky Raport Teknik nuk është i aplikueshëm tek: a) artikujt e kujdesit për fëmijë, siç mund të jenë gushoret, pampersa, dhe mbajtëset e biberonave;
b) këpucët, siç mund të jenë çizmet, këpucë, atlete dhe shapka; ose c) lodra dhe aksesorë të tjerë që shiten me veshjen; pasi këta artikuj nuk janë brenda fushëveprimit të CEN/TC 248. Ky Raport Teknik nuk përfshin rekomandime mbi çdo veçori të veshjes që mund të jenë të nevojshme për kujdesin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
PUBLISHED
DS CEN/TR 16792:2014
60.60
Standard published
29 sht 2015