Publikuar
IEC 60364-7-753:2014 aplikohet për sistemet ngrohëse elektrike të fiksuara për ngrohje sipërfaqësore. Ai aplikohet gjithashtu për sistemet elektrike ngrohëse për shkrirjen e akullit ose parandalimin e ngrirjes ose aplikime të ngjashme. Mbulohen si sistemet e jashtëme edhe ato të brendshme. Sistemet ngrohëse për aplikime industriale dhe tregtare në përputhje me pjesët përkatëse të IEC 60519, IEC 62395 dhe IEC 60079, mbulohen. Ky botim i dytë anullon dhe zëvendëson botimin e pare të publikuar në 2005 dhe konsiston në një rishikim teknik. Ky botim përfshin ndryshimet teknike kryesore të mëposhtëmenë lidhje me botimin e mëparshëm:
- titulli është ndryshuar nga “Sistemet ngrohëse të instaluara në dysheme dhe tavan” në “ kabllot ngrohëse dhe sistemet ngrohëse të fiksuara” për ta bërë kordinimin me fushën e rishikuar;
-Fusha është shtrirë dhe tani mbulon sistemet ngrohëse elektrike të fiksuara, për ngrohjen sipërfaqësore, gjithashtu sistemet ngrohëse elektrike për shkrirjen e akullit ose parandalimin e ngrirjes ose aplikime të njashme, dhe mbulon si sistemet e jashtëme edhe ato të brendshme. Kjo përfshin sistemet ngrohëse për: murret, tavanët, dyshemetë, çatitë, linjat e drenimit, ullukët, linjat e tubove, shkallët, rrugët, zonat kompakte jo të ngrira (psh fushat e futbollit, lëndinat);
-Për sistemet ngroh]se të murrit, ky standard përmban kërkesa shtesë(psh këllëfët metalik/kutitë, rrjetat) për tu mbrojtur kundër efekteve të mbingrohjes të shkaktuar nga një qark I shkurtër ndërmjet përcjellësve në sajë të penetrimit të një njësie ngrohëse të fiksuar;
-Nga njësitë ngrohëse të shpërndarë nga prodhuesit pa pjesët e përçueshme të ekspozuara, ky standard kërkon një mbulesë tip rrjet metalike. Kjo ulet deri në 3 mm për sistemet ngrohëse të murrit;
-Ky standard tani kërkon që sistemet ngrohëse elektrike do të përzgjidhen dhe ndërtohen në atë formë që të shmangë ndonjë influencë kërcënuese ndërmjet sistemit ngrohës dhe ndonjë instalimi elektrik ose jo elektrik të shfaqur;
-dhe ky standard mbulon temperaturat sipërfaqësore dhe tani tani i referohet lexuesit për udhëzuesin IEC të përshtatshëm
PUBLISHED
SSH HD 60364-7-753:2014/AC:2014
60.60
Standard published
8 jan 2015