IEC 61910-1:2014 aplikohet për raportet e strukturuara në lidhje me dozën e rrezatimit të prodhuar nga pajisje me rreze X që bien brenda fushës së IEC 60601-2-43:2010 ose IEC 60601-2-54:2009. Ky document nuk imponon kërkesat specifike mbi përpikmërinë e të dhënave të raportuara ose paraqitura. Standardet ekzistuese ose rregullat teknike ekzistuese mund të jenë kërkesa të aplikueshme për përpikmëri dhe saktësi. Ky standard jep njësitë dhe sasitë specifike dhe përshkruan formatin e grumbullimit të të dhënave. Ky document nuk prezanton ndonjë kërkesë mbi formën e paraqitjes së informacionit për dozat për operatorët dhe individët e tjerë. Objektivi i këtij standardi evropian është të specifikojë kompletin e të dhënave minimale që duhet të përdoren për raportimin e informacionit dozametrik dhe informacionin e lidhur me të e shoqëruar me prodhimin e projeksionit të imazhit radiologjik. Ky botim i parë anullon dhe zëvendëson IEC/PAS 61910-1, të publikuar në 2007. Ai konsiston në një rishikim teknik i cili përfshin ndryshimet teknike të mëposhtëme në lidhje me IEC/PAS 61910-1:2007:
-paraprakisht përcaktohet që tre nivelet e përshtatjes të cilat ristrukturohen në dy nivele;
-planifikimi ndërmjet DICOM dhe termave IEC është përshkruar saktësisht në një aneks dhe është ndarë nga kërkesat që përmbajnë nivele të përpthjes;
-dhe një përditësim i përgjithshëm për përmbajtjen e rishikuar të përcaktimit DICOM RDSR është bërë
PUBLISHED
SSH EN 61910-1:2014
60.60
Standard published
8 jan 2015