Publikuar
IEC 61557-15:2014 specifikon kërkesat lidhur me sigurinë funksionale dhe bazohet në serine e standardeve IEC 61508 për kuptimin e pajisjeve të monitorimit të izolimit (IMD) siç specifikohet në IEC 61557-8 dhe për sistemet e vendndodhjes së gabuar të izolimit (IFLS) sipas IEC 61557-9, sipas fazes 10 të ciklit jetësor në IEC 61508-1. Këto pajisje sigurojnë funksionet lidhur me sigurinë për sistemet IT. Kjo pjesë e IEC 61557 është:
- e lidhur vetëm me kërkesat për sigurinë funksionale e parashikuar për të ulur rrezikun funksional gjatë përdorimit të IMDs dhe IFLSs;
-e kufizuar për rreziqet që rrjedhin direct nga pajisja vetë ose nga disa IMDs ose IFLSs që punojne së bashku në një system; dhe,
-e parashikuar për të përcaktuar funksionet e sigurisë bazë të dhëna nga pajisjet.
Kjo pjesë e IEC 61557 nuk:
- merret me sigurinë elektrike sipas IEC 61010-1 dhe kërkesat e IEC 61557-8 dhe IEC 61557-9;
-Mbulon rreziqet dhe analizat e riskut të një përdorimi të veçantë të IMD ose IFLS;
-identifikon të gjithë funksionet e sigurisë për aplikim në të cilën IMD ose IFLS përdoret; dhe,
-mbulon proçesin e prodhimit të IMD ose IFLS.
Kjo pjesë e IEC 61557 duhet të përdoret në lidhje me Pjesën 8 dhe Pjesën 9. Kërkesat e sigurisë funksionale varen nga aplikimi dhe duhet të konsiderohen si pjesë e vlerësimit të riskut të përgjithshëm të aplikimit specifik. Furnizuesi i IMDs dhe IFLSs nuk është përgjegjës për aplikimin. Projektuesi I palikimit është përgjegjës për vlerësimin e rrezikut dhe për specifikimin e kërkesave të sigurisë funksionale të përgjithshme të sistemit IT komplet dhe ai duhet të përzgjedhi nivelin e sigurië funksionale (SIL) të IMD dhe/ose IFLSkur funksioni I sigurisë së tyre është pjesë e vlerësimit të sigurisë funksionale në sistemet IT
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/95/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 12 dhjetorit 2006 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve anëtare lidhur me pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit të caktuar (versioni i kodifikuar)
Të harmonizuaraDirektiva e BE 2014/35 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda disa kufijve të caktuar të tensionit
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN 61557-15:2014
60.60
Standard published
8 jan 2015