DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 60825-1:2014

Siguria e pajisjeve me rreze lazer - Pjesa 1: Klasifikimi i pajisjeve dhe kërkesat

Safety of laser products - Part 1: Equipment classification and requirements
13 maj 2015

General information

60.60     3 qer 2008

DPS

DPS/KT 6

European Norm

13.110     31.260  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

IEC 60825-1 aplikohet për sigurinë e produkteve me laser që emetojnë rreze laser me gjatësi vale nga 180 nm deri 1 mm. Një product laser mund të jetë një laser i thjeshtë me ose pa një furnizim me energji të ndarë ose mund të përfshijë një ose më shumë laser në një system complex optic, elektrik ose mekanik. Tipikisht, produktet laser përdoren për demostrimin e fenomeneve fizike dhe optike, përpunimin e materialeve, leximin dhe grumbullimin e të dhënave, transmetimin dhe paraqitjen e informacionit etj. Sisteme të tilla kanë gjetur përdorim në industri, biznes, argëtim,kërkime, edukim,mjekësi dhe produkte për knsummatorë. Produktet laser që janë shitur për prodhuesit e tjerë për përdorim si kmponent të ndonjë sistemi për shitje të mëtejshme nuk janë subject për IEC 60825-1, ndërkaq produkti final do të jetë vetë subject i këtij standardi. Megjithatë, nëse sistemi laser Brenda produktit laser është i operueshëm kur hiqet nga pajisja, kërkesat e kësaj pjese 1 aplikohen për njësinë e lëvizshme. Çdo product laser është i lirë nga kërkesat e mëtejshme të kësaj pjese të pare nëse klasifikimi nga prodhuesi i atij produkti sipas klauzolës 3,8 dhe 9 tregon që niveli i emetimit nuk e kalon AEL ( limitin e pranueshëm të emetimit) të klasës 1 nën gjithë kushtet e operimit, mirëmbajtjes, shërbimit dhe dëmtimit. Në shtesë për rreziqet që rezultojnë nga rrezatimi laser, pajisja laser mund të japi gjithashtu ngritje të rreziqeve të tjera siç janë zjarri dhe shoku elektrik. Kjo pjesë 1 përshkruan kërkesat minimale. Përputhja me këtë pjesë 1 nuk mund të jetë e mjaftueshme për të arritur nivelin e kërkuar të sigurisë së produktit. Produktet laser duhet të pajtohen me performancën e aplikueshme dhe kërkesat e testimit të standardeve të sigurisë së aplikueshme të produktit. Kur një system laser formon një pjesë të pajisjes e cila është subject i një tjetër standardi IEC për sigurinë e produktit (psh për pajisje mjekësore (IEC 60601-2-22), pajisje IT (IEC 60950), pajisje audio dhe video (IEC 60065), pajisje për përdorim në atmosfera të rrezikshme (IEC 60079), ose lodra elektrike (IEC 62115), kjo pjesë 1 do të aplikohet në përputhje me dispozitat e IEC Udhëzues 104) për rreziqet që rezultojnë nga rrezatimi laser. Nëse asnjë standard sigurie për produktin nuk është I aplikueshëm, atëhere IEC 61010-1 aplikohet. Në botimin e mëparshëm, LEDs ishin përfshirë në fushën e IEC 60825-1, dhe ato mund te jenë gjithashtu të përfshirë në pjesët e tjera të series së standardeve IEC 60825. Megjithatë, me zhvillimin e standardeve të sigurisë së llampave , siguria e rrezatimit optic të LEDs në përgjithësi mund të jetë më i përshtatshëm i drejtuar nga standardet e sigurisë së llambave. Heqja e LEDs nga fusha e kesaj pjese 1 nuk pengon standardet e tjera nga përfshirja e LEDs kudo ku I referohemi laserit. CIE S009 mund të aplikohet për të përcaktuar klasën e grupit të rrezikut të një LED-I ose produkti që përfshin një ose më shumë LED-e. Vlerat e MPE -së (ekspozimi maksimal i lejueshëm) të kësaj pjese 1 ishin zhvilluar për rrezatimin laser dhe nuk aplikohen për rrezatimin kolateral. Megjithatë, nëse një problem ekziston që rrezatimi paralele i pranueshëm mund të jetë i rrezikshëm, vlerat e MPE ndaj laser –it mund te jenë të aplikueshme për vlerësimin konservativ të këtij rreziku potencial. Vlerat e MPE-s nuk janë të aplikueshme për ekspozimin e qëllimshëm të njeriut ndaj rrezatimit laser për qëllim të trajtimit mjekësor ose kosmetik/estetik. Objektivat e kësaj pjese të IEC 60825 janë si më poshtë:
- të paraqes një system klasifikimi të produkteve laser dhe laserit sipas shkallës së rrezikut të rrezatimit optic me qëllim që të bëjë vlerësimin e ndihmës ndaj rrezikut dhe të ndihmojë në përcaktimin e masave të kontrollit të përdoruesit;
- -Të përpilojë kërkesat për prodhuesit për dhënien e informacionit kështu që paralajmërim I përshtatshëm mund të adoptohet;
- Për të siguruar, nëpërmjet etiketave dhe instruksioneve, lajmërimin e përshtatshëm të individëve për rreziqet të shoqëruara me rrezatimin e pranueshëm nga produktet laser;
- -Për të ulur mundësinë e plagosjes nëpërmjet minimizimit të rrezatimit të panevojshëm të pranueshëm dhe për të dhënë kontroll të përmirësuar nga rreziqet e rrezatimit laser përmes karakteristikave mbrojtëse;
Ky botim I dytë I IEC 60825-1 anullon dhe zëvëndëson botimin e pare të publikuar në 1993, amendamentin e tij 1 (1997) dhe amendamentin e tij 2 (2001). Ai konsiston në një rishikim teknik. Udhëzuesi i përdorimit është hequr nga kjo pjesë e series së standardeve IEC 60825 dhe është tani një document më vete (Pjesa 14). Diodat që emetojnë dritë (LED-et) janë hequr nga fusha e kesaj pjese të IEC 60825, por mund të përfshihen akoma në pjesë të tjera. Kjo pjesë e IEC 60825 ka statusin e një publikimi sigurie ne trajtë grupi , në përputhje me IEC Udhëzues 104, për aspektet e rrezatimit laser për sa I përket sigurisë së njërëzve. Përmbajtjet e korrigjimit të Gushtit 2008 janë përfshirë në këtë kopjo.

Related directives

Directives related to this standards.

1999/5/EC

Direktiva 1999/5/EC e Parlmentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 1999 mbi pajisjet radio dhe pajisjet e terminalit të telekomunikimeve dhe njohja e ndërsjelltë e konformitetit të tyre

Të harmonizuara
2006/95/EC

Direktiva 2006/95/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 12 dhjetorit 2006 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve anëtare lidhur me pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit të caktuar (versioni i kodifikuar)

Të harmonizuara
2014/35/EU

Direktiva e BE 2014/35 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda disa kufijve të caktuar të tensionit

Të harmonizuara

Life cycle

PREVIOUSLY

Replaces
SSH EN 60825-1:2007

NOW

PUBLISHED
SSH EN 60825-1:2014
60.60 Standard published
3 qer 2008

Related project

Adopted from EN 60825-1:2014

Preview

Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.

Login