IEC 60214-1:2014 zbatohet ndaj ndryshuesve të rrymëmarrjes që punojnë nën ngarkesë si për rezistenca ashtu edhe për bobina induktive, ndryshuesve të rrymëmarrjes që përdoren gjatë regjimit pa tension, dhe mekanizmave të motorizuar të tyre. zbatohet ndaj ndryshuesve të rrymëmarrjes të zhytur ne vaj izolues mineral sipas IEC 60296 por gjithashtu mund të përdoret për ndryshuesit e rrymëmarrjes me izolim gazi ose ajri ose i zhytur në një lëng tjetër izolues si të jenë kushtet e mësipërme të zbatueshme. Zbatohet kryesisht ndaj ndryshuesve të rrymëmarrjes me kontakte që krijojnë hark elektrik por mund të përdoret për ndryshuesit e rrymëmarrjes pa hark elektrik që punojnë gjatë regjimeve me ngarkesë (siç është çkyçja elektronike) si të jenë kushtet e mësipërme të zbatueshme. Kjo pjesë e standardit IEC 60214 zbatohet ndaj transformatorëve të fuqisë dhe shpërndarjes të të gjitha llojeve dhe gjithashtu bobinave induktive. Nuk zbatohet ndaj transformatorëve dhe bobinave induktive të montuara në sistemet e transportit me shina. Ky botim i dytë anulon dhe zëvendëson botimin e parë të vitit 2003. Ky botim përbën një rishikim teknik. Ky botim, në krahasim me të mëparshmin, përfshin ndryshimet e rëndësishme teknike të mëposhtme:
a) përfshirjen e kërkesave të ndryshuesve të rrymëmarrjes që punojnë në regjim me ngarkesë të llojit nën vakum,
b) përfshirjen e kërkesave të ndryshuesve të rrymëmarrjes të izoluar me gaz,
c) ndryshime në llojet e provave për tu përshtatur me kushtet e përdorimit,
d) referenca ndaj versionit më të ri të IEC 60076-3:2013.
WITHDRAWN
SSH EN 60214-1:2003
PUBLISHED
SSH EN 60214-1:2014
60.60
Standard published
5 jan 2015