Ky standard evropian mbulon nyjet bashkuese të kabllove një fazor, të zhytur në vaj, për transformatorë dhe bobina, të projektuara në përputhje me seritë EN 60076.
SHËNIM Ne standard termi "transformator" është përdorur si përcaktim i përbashkët për transformator dhe bobinë.
Nëse nuk përdoret kuti shpërndarëse e kabllove e veçante dhe pikat fundore të kabllove të thata janë të instaluara direkt në kazanin e transformatorit duhet të ndiqen kërkesat e këtij standardi.
Qëllimi i EN 50299-2 të përcaktoj për nyjet bashkuese të kabllove:
- kërkesat elektrike dhe mekanike duke përfshirë dhe ndërkëmbimin;
- limitet e furnizimit;
- provat që duhen kryer.
Plotëson dhe amendon, nëse është e nevojshme, standardet e lidhura me të dhe zbatohet ndaj pikave fundore të kabllove të thata për kabllo fuqie me izolim të ekstruduar të cilët mund të përdoren me ndërfaqe të ngjashme për hyrjet e kabllove në zbatimet e pajisjeve të komutimit sipas EN 62271-209.
Ky standard zbatohet në kutitë e shpërndarjes të kabllove të zhytur në vaj në transformatorët me tensionin më të larte për pajisjet Um = 72,5 kV ne 550 kV, duke përfshire terminalin e përcjellësit të rrymës me lidhje të çmontueshme ndërmjet transformatorit dhe pikave fundore të kabllove të thata
WITHDRAWN
SSH EN 50299:2002
PUBLISHED
SSH EN 50299-2:2014
60.60
Standard published
5 jan 2015