Ky standard evropian mbulon nyjet bashkuese të kabllove një fazor, të zhytur në vaj, për transformatorë dhe bobina, të projektuara në përputhje me seritë EN 60076.
SHËNIM Ne standard termi "transformator" është përdorur si përcaktim i përbashkët për transformator dhe bobinë.
Qëllimi i EN 50299-1 të përcaktoj për nyjet bashkuese të kabllove:
- kërkesat elektrike dhe mekanike, përfshirë dhe ndërkëmbimin;
- limitet e furnizimit;
- provat që duhen kryer.
Plotëson dhe amendon, nëse është e nevojshme, standardet IEC të lidhura me të dhe zbatohet ndaj bashkuesve të kabllove të zhytur në vaj, të përshtatshme për pikat fundore të kabllove të mbushur me lëng ose të llojit të thatë.
EN 50299-1 nuk mbulon pikat fundore të drejtpërdrejta (shiko 3.1.1.3), por, në këtë rast, me marrëveshje ndërmjet blerësit dhe furnitorit, standardi mund të përdoret për udhëzim përveç Figurave 1 dhe 2 të cilat nuk janë të zbatueshme.
Ky standard zbatohet në kutitë e shpërndarjes të kabllove të zhytur në vaj në transformatorët me tensionin më të larte për pajisjet Um = 72,5 kV ne 550 kV, duke përfshire terminalin e përcjellësit të rrymës në mbylljen hermetike fundore të transformatorit.
WITHDRAWN
SSH EN 50299:2002
PUBLISHED
SSH EN 50299-1:2014
60.60
Standard published
5 jan 2015