1.1 Ky standard evropian specifikon kërkesat për pajisjet e sprucimit elektrostatik të dorës ose që vihen në punë me dorë për koagulantët e djegshëm brenda një game temperaturash nga 5 °C deri 40 °C për tu përdorur në atmosfera shpërthyese të gjeneruar nga retë e spërklave të tyre. Ky standard evropian merret me të gjithë rreziqet elektrike kryesore për sprucimin elektrostatik të koagulantit, të cilat mund të përmbajnë gjithashtu sasi të vogla të copëzave metalike të shtuara, nëse puna kryhet nën kushtet e rekomanduara nga prodhuesi. Në veçanti, kjo përfshin rreziqet e ndezjes që rezulton nga atmosferat shpërthyese të gjeneruara. Ky standard evropian specifikon kërkesat që lidhen me projektimin dhe të provës për pajisjet e sprucimit elektrostatik të tipit A-F dhe tipit B-F sipas tabelës 1 të EN 50223:2010.
1.2 Aplikatorët elektrostatik konsiderohen të jenë pajisje të Grupit II, kategoria 3D për përdorim në zona potencialisht shpërthyese të zones 22. Gjithë pjesët e tjera të pajisjes së sprucimit elektrostatik të dorës konsiderohen të jenë pajisje të kategorisë 3D nëse ata instalohen ose përdoren në zona potencialisht shpërthyese të zones 22. Shënim 1 Avujt e solventit të cilat mund të avullojnë nga veglat e veshura me ngjitës nuk shkojnë në zonën 2 të zonës koaguluese
1.3 Në shtojcë për kërkesat e mësipërme, kërkesat e EN 1953 aplikohen në lidhje me gjithë rreziqet kryesore të tjera përkat]se për aplikatorët(psh. Rreziqet e shëndetit, ergonomia e pamjaftueshme).
1.4 Ky standard evropian nuk aplikohet për :
Klasifikimi zonal i zonave në dhe rreth kabinave të sprucimit [shiko EN 50223],
Klasifikimi zonal i zonave të tjera me atmosphere potencialisht shpërthyese [shiko 60079-10-2],
Përzgjedhja, ngritja dhe zbatimi i pajisjeve të tjera elektrike dhe jo elektrike në zona me rrezik shpërthimi [shiko EN 60079 14 dhe EN 50223],
pastrimi i zonës së sprucimit, shiko instruksionin e përdorimit të pajisjes së sprucimit,
Parandalimi dhe mbrojtja ndaj zjarrit, për shembull rreziqet ndaj zjarrit shkaktuar nga burrime të tjera [shiko EN 50223],
Sistemet e mbrojtjes ndaj shpërthimit [shiko EN 50223],
Rreziqet ndaj pluhurit [shiko EN 50223].
Shënim 2 Zhurma nuk është konsideruar të jetë një rrezik kryesor për pajisjen e sprucimit me dorë për koagulantët e djegshëm.
Directives related to this standards.
Pajisje dhe sisteme të mbrojtjes për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (ATEX)
Të harmonizuaraDirektiva e BE 2014/34 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (riformulim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 50050:2006
PUBLISHED
SSH EN 50050-3:2013
60.60
Standard published
3 korr 2014