1.1 Ky standard evropian specifikon kërkesat për pajisjet e sprucimit elektrostatik të dorës ose që vihen në punë me dorë për materialet në trajtë pluhuri të djegshëm për veshje brenda një game temperaturash nga 5 °C deri 40 °C për tu përdorur në atmosfera shpërthyese të gjeneruar nga retë e spërklave të tyre. Ky standard evropian merret me të gjithë rreziqet elektrike kryesore për sprucimin elektrostatik të materialeve veshëse në trajtë pluhuri, të cilat mund të përmbajnë gjithashtu sasi të vogla të copëzave metalike të shtuara, nëse puna kryhet nën kushtet e rekomanduara nga prodhuesi. Në veçanti, kjo përfshin rreziqet e ndezjes që rezulton nga atmosferat shpërthyese të gjeneruara. Ky standard evropian specifikon kërkesat që lidhen me projektimin dhe të provës për pajisjet e sprucimit elektrostatik të tipit A-P sipas tabelës 1 të EN 50177:2009.
1.2 Lidhur me masat për mbrojtjen dhe parandalimin e shpërthimit, ky standard evropian gjithashtu aplikohet për jonizatorët me ngarkim kurore Jonizatorët e përdorur së bashku me ose nën kushte të njëjta si pajisjet e sprucimit elektrostatik për materialet veshëse në trajtë pluhuri të djegshme konsiderohen të jenë pajisje të grupit II, kategoria 2D për përdorim në zona potencialisht shpërthyese të zones 21 dhe 22. Gjithë pjesët e tjera të jonizatorëve konsiderohen të jenë pajisje të kategorisë 3D nëse ato janë instaluar ose përdorur në zonat potencialisht shpërthyese të zones 22.
1.3 Aplikatorët elektrostatik konsiderohen të jenë pajisje të grupit II, kategoria 2D për përdorim në zonat potencialisht shpërthyese të zones 21 dhe 22, të cilat janë gjeneruar nga vetë pajisja. Gjithë pjesët e tjera të pajisjes së sprucimit elektrostatik të dorësKonsiderohet të jenë pajisje të kategorisë 3D nëse ato janë instaluarose përdorur në zona potencialisht shpërthyese të zones 22, shiko Aneksin D.
1.4 Gjithë rreziqet e tjera të rendësishme për aplikatorët (psh. rrjedhja e mateialit në trajte pluhuri, fortësia mekanike, rreziqet elektrike (përveç rreziqeve elektrostatike), zhurmat, shpërthimi, kontakti me ose inhalacioni I substancave të rrezikshme, ergonomia) mbulohen nga EN 1953.
1.5 Ky standard gjithashtu jep detaje lidhur me sistemet e sigurisë së cilësisë për pajisjet e sprucimit elektrostatikems for electrostatic spraying equipment, see Annex C
1.6 Kërkesa shtesë mund të jenë të aplikueshme për pajisje të projektuara për përdorim në industrinë e ushqimit dhe atë farmaceutike.
1.7 Ky standard evropian nuk aplikohet për:
Klasifikimi zonal i zonave në dhe rreth kabinave të sprucimit [shiko EN 12981],
Klasifikimi zonal i zonave të tjera me atmosphere potencialisht shpërthyese [shiko 60079-10-2],
Përzgjedhja, ngritja dhe zbatimi i pajisjeve të tjera elektrike dhe jo elektrike në zona me rrezik shpërthimi [shiko EN 60079 14 dhe EN 12981],
pastrimi i zonës së sprucimit, shiko instruksionin e përdorimit të pajisjes së sprucimit,
Parandalimi dhe mbrojtja ndaj zjarrit, për shembull rreziqet ndaj zjarrit shkaktuar nga burrime të tjera [shiko EN 12981],
Rreziqet ndaj pluhurit [shiko EN 12981].
Directives related to this standards.
Pajisje dhe sisteme të mbrojtjes për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (ATEX)
Të harmonizuaraDirektiva e BE 2014/34 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me pajisjet dhe sistemet mbrojtëse të destinuara për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese (riformulim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 50050:2006
PUBLISHED
SSH EN 50050-2:2013
60.60
Standard published
3 korr 2014