IEC 61587-5:2013 specifikon kërkesat e provës sizmike për shasitë, nënkarkasat dhe njësitë e prizave siç përcaktohet në seritë e standardeve IEC 60297 dhe IEC 60917, dhe nuk aplikohet për componentët elektronik, pajisjet ose sistemet brenda strukturave mekanike. Objekt i këtij standardi është të krijoj një nivel për tërësinë fizike të shasisë, nënkarkasës dhe njësive të prizave sipas series së standardeve IEC 60297 dhe IEC 60917 që mund të japin një nivel të mbijetetesës që do të sigurojë funksionalitetin gjatë dhe pas dukurisë sizmike. Është parashikuar tu japi përdoruesve me një nivel të lartë sigurie në përzgjedhjen e një praktike pajisjeje për tu përputhur me nevoja të tilla. Qysh kur shasitë, nën karkasat dhe njësitë e prizave e series së standardeve IEC 60297 dhe IEC 60917, vijnë në shumë madhësi, peshë dhe kompleksitet mekanik, nuk është e mundur të përcaktohet një kërkesë minimale për një prove të vetme sizmike për të gjitha kategoritë e peshës. Prandaj, ky standard është përcaktuar për të gjitha kategoritë në përgjithësi. Megjithatë, shpërndarja e masës Brenda një shasie dhe nënkarkase konsiderohet aplikim specific dhe këtu përcaktohet si “i parashikuar për përdorim”. Flalët çelës: Shasia, nënkarkasa, njësitë e prizave, provat sizmike.
PUBLISHED
SSH EN 61587-5:2014
60.60
Standard published
27 qer 2014