Shfuqizuar
IEC 60749-26:2013 krijon procedurën për provën, vlerësimin dhe klasifikimin e komponentëve dhe mikroqarqeve sipas ndjeshmërisë së tyre ndaj dëmtimeve ose degradimit nga ekspozimi i një modeli trupi njërëzor (HBM) ndaj shkarkimit elektrostatik të përcaktuar (ESD). Qëllimi i këtij standardi është të krijoj një metodë prove që do të pasqyrojë dëmtimet HBM dhe të japi rezultate prove HBM ESD të sigurta dhe të përsëritshme nga testuesi në testues, pavarësisht tipit të komponentit. Të dhënat e përsëritshme do të lejojnë klasifikimin dhe krahasimin e përpiktë të niveleve HBM ESD të ndjeshmërisë. Prova ESD e pajisjeve gjysëmpërçuese përzgjidhet nga kjo metodë prove, metoda e proves të modelit të makinës (MM) (shiko IEC 60749-27) ose metodat e tjera të provës ESD në serinë e standardeve IEC 60749. Metodat e provës HBM dhe MM prodhojnë rezultate të njëjta por jo identike, veç në mos specifikohet, kjo metodë prove është një nga të përzgjedhurat. Ky botim përfshin ndryshimet teknike kryesore të mëposhtëme në lidhje me botimin e mëparshëm.
a) përshkrimet e oshiloskopit dhe shndëruesve janë përmirësuar dhe përditësuar;
b) Skema e qarkut HBM dhe përshkrimi janë përmirësuar;
c) Përshkrimi i karakteristikës dhe verifikimi i pajisjes për provën e tensionit janë rishkruar plotësisht
d) Karakteristika dhe verifikimi i bordit të fiksuar të provës është rishikuar;
e) Seksioni i ri për përcaktimin e konturit në formën e valës së rrymës është shtuar;
f) Kombinimet e disa kunjave të alternuara janë përfshirë
g) Toleranca për kunjat jo furnizuese për tensionin për një numër të kufizuar të grupit të kunjave furnizuese (e shoqëruar me kunjat jofurnizuese) dhe lejimi për jofurnizuesit të tensionit jofurnizues të jetë i kufizuar për një numër të kufizuar prej 2 palë kunjash (palët e kunjave të çiftëzuara jo furnizuese);
h) Lejimi i përcaktuar për tensionin HBM që përdor 2 kunja testuese HBM për vetëm grupet furnizuese të shkurtuara të stampuara
WITHDRAWN
SSH EN 60749-26:2006
WITHDRAWN
SSH EN 60749-26:2014
95.99
Withdrawal of Standard
12 sht 2023
PUBLISHED
SSH EN IEC 60749-26:2018