Publikuar
Ky standard evropian specifikon kërkesat për instalimin e rrjetit kabllor në automjetet hekurudhore dhe brenda kutive elektrike në automjetet hekurudhore, duke përfshirë trenat me ngritje magnetike dhe trolejbusat. Shënim: Lidhur me trolejbusat, ky standard evropian aplikohet për gjithë sistemin elektrik të tërheqjes, duke përfshirë qarqet që mbledhin rrymën, konverterat e fuqisë dhe qarqet e kontrollit respektiv. Instalimi i qarqeve të tjera mbulohet nga standardet e automjeteve rrugore për shembull ato për autobusët vihen në punë me djegje të një lënde djegëse. Ky standard evropian mbulon rrjetin kabllor për të bërë lidhjet elektrike ndërmjet pjesëve të pajisjes elektrike, duke përfshirë kabllot, zbarat, terminale dhe pajisjet e prizave dhe celsave. Ai nuk mbulon përcjellësit me efekt special si kabllot me fibra optic ose përcjellësa tubular (udhëzues valësh). Kriteret e përzgjedhjes së materialit të dhëna këtu janë të aplikueshme për kabllot me përcjellsa bakri. Ky standard evropian nuk aplikohet për:
- automjetet për qëllime speciale, siç janë makinat me zinxhirë, pastruesit me ballaste dhe transportuesit e personelit;
- Automjetet që përdoren për qëllime argëtimi në ambientet e hapura të panaireve;
- Automjetet që përdoren në miniera;
- automjetet e vogla elektrike;
- teleferikët.
Ndonëse fusha e rrjetit kabllor në vagon merret gjithashtu në standardet e bërësve të kabllove, referencat janë bërë për seritë EN 50264, EN 50306, EN 50382 dhe EN 50355. Ky standard evropian aplikohet në lidhje me standardet e produktit dhe instalimit përkatës. Kërkesa më të ashpra se ato janë të dhëna në këtë standard evropian mund të jenë të nevojshme.
Directives related to this standards.
WITHDRAWN
SSH EN 50343:2003
PUBLISHED
SSH EN 50343:2014
60.60
Standard published
26 qer 2014
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 50343:2024