Publikuar
Ky standard evropian specifikon kërkesat e përgjithshme të pajisjes për performancën, sigurinë, elasticitetin, karakteristikat e sigurisë dhe sigurimi i marrës-transmetuesve të godinave të survejuara (SPT) të instaluara në godinat e survejuara dhe të përdorura në sistemet e transmetimit të alarmit (ATS). Një marrës transmetues i godinës së survejuar mund të jetë një pajisje e vetme ose një pjesë e integruar e një sistemi alarmi. Këto kërkesa mund të aplikohen për SPT-të që ndajnë rrjetet e interkoneksionit, kontrollit, komunikimit dhe furnizuesve të fuqisë me aplikime të tjera. Kërkesat për sistemin e transmetimit të alarmit dhe klasifikimet janë përcaktuar brenda EN 50136 1. Tipet e ndryshme të sistemeve të alarmit mund të dërgojnë gjithashtu në shtesë të mesazhit të alarmit edhe tipe të tjera mesazhesh, si psh mesazhe të dëmtuara ose mesazhe në trajtë statusi. Termi alarm përdoret në këtë sens të gjërë si një dokument në tërësi. Kërkesa shtesë për lidhjen e tipeve specifike të sistemeve të alarmit jepen në standardin evropian përkatës. Për shkak se SPT mund të aplikohet në aplikime të ndryshme (psh I&HAS, sistemet e alarmit social ose kundër zjarrit) kërkesat për SPT, shtesat për këto të këtij standardi evropian, mund të specifikohen në dokumente specifike për aplikime të veçanta. Ky standard evropian specifikon kërkesat specifike për transmetimin e alarmit. Kërkesat specifike të aplikimit për lidhjet SPT për tipet specifike të sistemeve të alarmit janë dhënë në standardin EN 50131 ( te gjitha pjesët) për I&HAS, dhe EN 54 ( të gjitha pjesët) për zjarrin. Për aplikimet e tjera SPT, shiko standardet përkatëse kombëtare ose evropiane
WITHDRAWN
SSH EN 50136-2-2:1998
WITHDRAWN
SSH EN 50136-2-3:1998
WITHDRAWN
SSH EN 50136-2-4:1998
WITHDRAWN
SSH EN 50136-2-1:1998
WITHDRAWN
SSH EN 50136-2-1:1998/A1:2001
PUBLISHED
SSH EN 50136-2:2013
60.60
Standard published
24 pri 2014