Publikuar
Ky standard evropian vendos kërkesat për pajtueshmërinë e vagonit me infrastrukturën veçanërisht në lidhje me:
-Koordinimin e parimeve mbrojtëse ndërmjet linjës së furnizimit me fuqi dhe njësive tërheqëse, veçanërisht diferencimi i dëmtimit për qarqet e shkurtër;
-koordinimi i fuqisë së instaluar në linjë dhe fuqia e kërkuar e trenave;
-Koordinimi i frenimit të ripërsëritur të njësisë tërheqëse dhe aftësinë e furnizimit me fuqi;
-Koordinimi i sjelljes harmonike.
Ky standard evropian merret me përcaktimin dhe kërkesat e cilësisë të furnizimit me energji në ndërfaqe ndërmjet njësisë tërheqëse dhe instalimeve të fiksuara. Ky standard evropian specifikon ndërfaqen ndërmjet vagonit dhe instalimeve të fiksuara elektrike për tërheqje, në lidhje me sistemet e furnizimit me energji. Ndërveprimi ndërmjet pantografit dhe linjës ajrore të kontaktit përshkruhet në EN 50367. Ndërveprimi me nënsistemin “kontroll-komand” (veçanërisht sinjalizimi) nuk përshkruhet në këtë standard. Kërkesat jepen për linjat TSI (si për shpejtësi të lartë ashtu edhe konvencionale) dhe linjat klasike. Për linjat klasike, vlerat, kur jepen, janë për rrjetet ekzistuese evropiane. Veç kësaj vlerat maksimale që janë specifikuar janë të aplikueshme për zhvillimin e parashikuar të infrastrukturës së rrjeteve hekurudhore trans evropiane. Sistemet tërheqëse elektrike të mëposhtëme janë brenda fushës:
-Hekurudhave;
-Sistemet e transportit të drejtuar masiv që janë integruar me hekurudhat;
-sistemet e transportit të mallrave që janë integruar me hekurudhat.
Ky standard evropian nuk aplikohet për vagonët që janë tashmë në shërbim. Informacioni është dhënë mbi parametrat e elektrifikimit siç është për të bërë të mundur kompanitë e operimit të trenit të konfirmojnë, mbas konsultimit me prodhuesit e trenave, që nuk do të kenë çrregullime të rëndësishme në sistemet e elektrifikimit.
Directives related to this standards.
DIREKTIVA 2008/57/EC E PARLAMENTIT EUROPIAN DHE E KËSHILLIT datës 17 qershor 2008 mbi ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Komunitetit (rinovim)
Të harmonizuara
WITHDRAWN
SSH EN 50388:2012/AC:2012
PUBLISHED
SSH EN 50388:2012/AC:2013
60.60
Standard published
30 sht 2013
PUBLISHED
SSH EN 50388-1:2022