Publikuar
Ky raport teknik aplikohet për instalimet e tensionit të ulët me një frekuencë të sistemit nominal prej 50 Hz në të cilën qarku përbëhet nga përcjellës të izoluar, kabllo ose sisteme me linjë lidhëse me shpërndarësin elektrik shinor. Ajo përcakton parametrat e ndryshëm të përdorur për llogaritjen e karakteristikave të sistemeve të instalimeve me kabllo me qëllim që të përputhet me rregullat e HD 384/HD 60364. Këto rregulla janë kryesisht si më poshtë:
- Kapacitetet e përcjelljes së rrymës nga përcjellësit
- karakteristikat e pajisjeve mbrojtëse në lidhje me mbrojtjen ndaj mbitensionit
- Verifikimi I stresit termal në përcjellësa në rast të rrymës ne qark të shkurtër ose të rrymës kur kemi difekt në tokëzim
- -Mbrojtje me difekt (mbrojtja naj kontakteve indirekte) në sistemet TN dhe Sistemet IT;
- Limitimi i renieve të tensionit;
- Verifikimi i stresit mekanik gjatë qarkut të shkurtër në sisteme me linjë lidhëse me shpërndarësin elektrik shinor (BTS) sipas EN 60439-2 ose sistemet e tërheqësit të fuqisë sipas serisë EN 61534.
Kalkulimet e dhëna në këtë raport teknik jane te aplikueshme vetëm ku karakteristikat e qarqeve janë të njohura. Për qëllim të këtij dokumenti, merret në konsideratë gjithashtu kur i referohemi sistemeve me linjë lidhëse me shpërndarësin elektrik shinor, sistemet e tërheqësit të fuqisë
Shënim 1 Stresi mekanik gjatë qarkut të shkurtër mbulohet nga IEC 60865
Shënim 2 Në përgjithësi këto llogaritje lidhen me furnizimin nga transformatorët HV/LV, por ato janë gjithashtu të aplikueshëm edhe për furnizimin nga transformatorët LV/LV dhe gjeneratorët LV rezervë.
Shënim 3 Efektet e rrymës harmonike nuk mbulohen nga ky dokument. Ky raport teknik aplikohet gjithashtu për kontrollin e përputhjes së rezultateve të llogaritjes të kryer nga programet kompjuterike software për llogaritjen e zonave nderseksionale të përcjellësve të izoluar, zonave nderseksionale të kabllove dhe karakteristikave për seksionin e sistemeve me linjë lidhëse me shpërndarësin elektrik shinor me HD 384/HD 60364.
PUBLISHED
DS CLC/TR 50480:2011
60.60
Standard published
30 sht 2013