Publikuar
Ky Standard Evropian specifikon kërkesat për rezistencën ndaj korozionit të pjesëve mekanike për ndërtesa si dyer, dritare, kapakë dhe perde muri. Ky standard evropian ofron një metodë për klasifikimin e rezistencës ndaj korrozioni për pjesët mekanike në ndërtesa, bazuar në performancën e një testi spërkatje me kripe neutrale (EN ISO 9227). Ky standard specifikon kërkesat evropiane për të dy llojet e sipërfaqeve të veshura dhe jo të veshura si dhe 5 klasa të rezistencës ndaj korrozionit duke u hedhur poshtë në perputhje me kushtet e ndryshme, përdorimin e klasave nga 1 deri në 5. Në klasën 0 përfshihet gjithashtu ato që nuk ka kërkesa të specifikuara. Kërkesat për nivelet e rezistencës ndaj korrozioni që janë më të larta se ato të përcaktuara në klasën e 5 nuk përfshihen në këtë standard evropian dhe janë subjekt i marrëveshjes që kërkohet. Ky standard europian vlen edhe për shulat metalik të nevojshme për fiksimin e pajisjeve të ndërtimit nëse specifikohen. Vida dhe shulat të cilat janë shitur me një pajisje ndërtimi e cila përputhet me këtë standard evropian, atëhere edhe ato duhet të jenë në përputhje me këtë standard evropian. SHËNIM 1: Termi "klasa" e përdorur në këtë standard evropian korrespondon me termin "klasë" e cila është përdorur në standardet ISO. SHËNIM 2: Nuk është e rrallë që marrëdhënia direkte midis rezistencës ndaj veprimit të spërkatjes me kripe dhe rezistencës ndaj korrozionit në media të tjera, pasi disa faktorë që ndikojnë në përparimin e korrozionit,të tilla si krijimi i filmave mbrojtëse, ndryshojnë në masë të madhe me kushtet e hasura. Prandaj, rezultatet e testimit nuk duhet të konsiderohen si një udhëzues i drejtpërdrejtë i rezistencësbndaj korrozionit për materialet që testohen në të gjitha mjediset ku këto materiale mund të përdoren. Gjithashtu, performanca e materialeve të ndryshme gjatë testit nuk duhet të merret si një udhëzues i drejtpërdrejtë të rezistencës ndaj korrozionit të këtyre materialeve në shërbim. Metodën e përshkruar në këtë standard evropian jep një mjet për të kontrolluar se cilësia krahasuese nga një material, me ose pa mbrojtje korrozioni, është ruajtur.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
WITHDRAWN
SSH EN 1670:1998
PUBLISHED
SSH EN 1670:2007
60.60
Standard published
7 jan 2013