Publikuar
IEC 60364-7-714:2011 aplikohet për përzgjedhjen dhe ndërtimin e instalimeve të ndriçimit dhe dritave që formojnë pjesë të një instalimi të fiksuar të jashtëm. Origjina e instalimit të jashtëm të dritës është pika e furnizimit të energjisë elektrike nga autoritetet furnizuese ose origjina e qarkut që furnizon ekskluzivisht instalimin e jashtëm të dritës. Kërkesat aplikohen për, psh instalimet e dritave për rrugët, parqet, kopshtet, vendet e hapura për publikun, fushat sportive, ndriçimi i monumenteve, prozhektorët, kioskat e telefonit, stacionet e autobuzave, panelet e reklamave, planimetritë e qyteteve dhe shënjat rrugore. Kërkesat nuk aplikohen për:
-Instalimet publike të dritave të rrugës të cilat janë pjesë e rrjetit public të furnizimit me energji;
-Dritat e përkohshme të zbukurimit;
-Sistemet e sinjalizimit të trafikut rrugor;
-dhe ndriçuesit të cilët janë fiksuar për jashtë ndërtesave dhe janë të furnizuar direktnga instalimet elektrike të jashtëme të atyre ndërtesave.
Ky botim i dytë anullon dhe zëvendëson botimin e pare, të publikuar në 1996, dhe konsiston në një rishikim teknik. Ndryshimet më të mëdha teknike në lidhje me botimin e mëparshëm janë si më poshtë:
-Numërimi i pikave është bërë sipas structures presente të IEC 60364;
-Mbrojtje shtesë kërkohet në disa raste të pajisjeve që përfshijnë dritat;
-Kërkesa më të rrepta në lidhje me shkallën IP të mbrojtjes;
-Paraqitje e kërkesave të veçanta për izolimin
WITHDRAWN
SSH HD 384.7.714 S1:2000
PUBLISHED
SSH HD 60364-7-714:2012
60.60
Standard published
10 pri 2013