Publikuar
IEC 60335-1:2010 merret me sigurinë e pajisjeve elektrike për përdorime shtëpiake dhe të ngjashme me to, me tension të vlerësuar të tyre që të mos jetë më shumë se 250 V për pajisjet një fazore dhe 480 V për pajisjet e tjera. Pajisjet që punojnë me bateri dhe pajisjet e tjera që furnizohen me rrymë të vazhduar janë brenda fushës së këtij standardi. Pajisjet jo të parashikuara për përdorim normal shtëpiak por të cilat gjithsesi mund të jenë burim rreziku për publikun, siç janë pajisjet e parashikuara për përdorim nga asistentët në dyqane, në industrinë e lehtë dhe në ferma, janë brenda fushës së këtij standardi. Shembuj të pajisjeve të tilla janë pajisjet e kateringut, pajisjet e pastrimit për përdorim tregtar, dhe pajisjet për stiluesit e flokëve. Ndryshimet kryesore në këtë botim krahasuar me botimin e katërt janë si më poshtë:
- Përditëson tekstin e standardit për radhitjen me botimet më të fundit të referencave normative të datuara;
- Modifikon kërkesat e sigurisë funksionale duke përdorur qarqe elektronike të programueshme duke përfshirë edhe kërkesat e vlefshmërisë së softuerit;
- Përditëson klauzolën 29 për të mbuluar kërkesat e izolimit i prirur për tensionet e frekuencës së lartë si në qarqet e furnizimit me energji me çelës komandimi;
- Përditëson nënklauzolën 30.2 për radhitjen e mëtejshme të opsioneve të para seleksionimit me opsion të provës së produktit fundor
- Anullon disa shënime dhe shndërron shumë shënime të tjera në tekste normative;
- Sqaron kërkesat për strukturat e Klasës III.
I tërhiqet vëmendje Komiteteve Teknike kombëtare në faktin që prodhuesve të pajisjeve dhe organizmave të testimit mund tu nevojitet një periudhë tranzicioni pas publikimit të një publikimi IEC të ri, amendim ose rishikim në të cilën të bëjnë produktet në përputhje me kërkesat e reja dhe të pajisin veten e tyre për administrimin e provave të reja ose të rishikuara. Është rekomandim i komitetit që përmbajtja e këtij publikimi të adoptohet për implementim jo më herët se 12 muaj ose më vonë se 36 muaj nga data e publikimit. Përmbajtja e korrigjimit të Korrikut të 2010 dhe Prillit 2011 janë përfshirë në këtë kopje.
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
Të harmonizuaraDirektiva 2006/95/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 12 dhjetorit 2006 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve anëtare lidhur me pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit të caktuar (versioni i kodifikuar)
Të harmonizuaraDirektiva e BE 2014/35 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e datës 26 Shkurt 2014 mbi harmonizimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me vënien në dispozicion të tregut të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda disa kufijve të caktuar të tensionit
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A12:2006/AC:2007
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A1:2004/AC:2007
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A15:2011
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A14:2010
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A11:2004
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A1:2004
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A12:2006
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A2:2006
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2002/A13:2008
PUBLISHED
SSH EN 60335-1:2012
60.60
Standard published
27 sht 2012
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN IEC 60335-1:2024