Publikuar
Ky specifikim teknik përcakton klasifikimin e sistemit të konverterit elektrik të fuqisë ndihmëse në bord dhe përcakton karakteristikat dhe ndërfaqen bazë të saj. Sistemi i konverterit të fuqisë ndihmëse në bord përbëhet nga konverteri ndihmës dhe funksioni i ngarkimit të baterisë. Ky specifikim teknik aplikohet për trenat e pasagjerëve që tërhiqen me lokomotive dhe njësitë shumëfishe elektrike me fuqi të shpërndarë si dhe trenat me kontakte energjie të koncentruar. Konfigurimet e trenave përkatës dhe nënsistemet e lidhura të furnizimit me energji përcaktohen në CLC/TS 50534. Ky specifikim teknik jep një bazë teknike për zbatimin e sistemeve ndihmëse të fuqisë në bord në trena të ndryshëm. Objektivi i këtij specifikimi është të përcaktojë ndërfaqet dhe karakteristikat e kërkuara të sistemit të konverterit për fuqinë ndihëse në bord me qëllim që të bëjë të mundur standardizimin e mëtejshëm:
- Ndërfaqja ndërmjet sistemit të konverterit për fuqinë ndihmëse në bord dhe sistemit të fuqisë për terheqje në bord;
- Ndërfaqja e sistemit ndihmës të furnizimit me energji në bord për rrjetin e tensionit të ulët dhe për sistemin e furnizimit mbështetës (furnizimi stacionar dhe furnizimi i jashtëm);
- Ndërfaqja e konverterit ndihmës dhe karikuesit të baterisë;
- Karakteristikat e sistemit të konverterit ndihmës të fuqisë në bord. Sjellja operacionale eletrike është përcaktuar nga kërkesat. Kërkesat për provat tip si edhe provën rutinë janë referuar
PUBLISHED
DS CLC/TS 50535:2010
60.60
Standard published
30 sht 2011