Publikuar
Ky standard evropian specifikon kërkesat për dispozitat mbrojtëse lidhur me sigurinë elektrike në instalimet e fiksuara kur është e pranueshme që tensionet ose rrymat e rrezikshme do të ngrihen për pajisjet ose njërëzit, si rezultat i ndërveprimit të përbashkët të sistemeve elektrike të tërheqjes të rrymës alternative dhe asaj të vazhduar. Ajo gjithashtu aplikohet për të gjithë aspektet e instalimeve të fiksuara që janë të nevojshme për të arritur sigurinë elektrike gjatë punimeve të mirëmbajtjes brenda sistemeve tërheqëse elektrike. Ndërveprimi I përbashkët mund të jetë ndonjë nga llojet e mëposhtëme:
-Shtrirje paralele e sistemeve tërheqëse elektrike të rrymës së vazhduar dhe asaj alternative
- ndërprerja e sistemeve tërheqëse elektrike të rrymës së vazhduar dhe asaj alternative
- përdorim i ndarë i traseve, ndërtesave ose strukturave të tjera;
-Seksione të ndarar të sistemit ndërmjet sistemeve tërheqëse elektrike të rrymës së vazhduar dhe asaj alternative
Fusha limitohet për tensione dhe rryma me frekuencë bazë dhe superpozicionin e tyre. Ky standard evropian nuk mbulon ndërfaqet rrezore. Ky standard evropian aplikohet për të gjitha linjat e reja, zgjatimet dhe për të gjitha rishikimet kryesore të linjave ekzistuese për sistemet tërheqëse elektrike të mëposhtëme:
a) hekurudhat
b) sisteme e transportit masiv të drejtuar të tilla si:
1-tramvajet;
2-linjat hekurudhore mbitokësore dhe nëntokësore;
3-hekurudhat malore
4-sistemet e trolejbusave, dhe
5-sistemet e ngritura magnetikisht, të cilat përdorin një sistem linje me kontakt,
c) sistemet e transportit të mallrave
Ky standard evropian nuk aplikohet për:
d)sistemet e tërheqjes së minerave në minierat nëntokësore;
e) vincat, platformat e transportueshme dhe pajisje transportimi të ngjashme në hekurudha, strukturat e përkohshme (psh strukturat e ekspozitave) që sa më larg të jenë nuk janë të furnizuara direkt ose nëpërmjet transformuesve nga sistemet e linjave me kontakt dhe nuk janë të rrezikuar nga sistemi tërheqës i furnizimit me energji;
f) vagonat me kabllo të varur;
g) teleferikët
h) proçedurat ose rregullat për mirëmbajtje
Shënim: Rregullat e dhëna në këtë standard evropian mund të aplikohen për ndërveprimin e përbashkët me vagonët jo elektrikë në qoftë se tensionet ose rrymat e rrezikshme mund të ngrihen nga sistemet tërheqëse elektrike të rrymës alternative dhe asaj të vazhduar
Directives related to this standards.
Ndërveprimi i sistemeve hekurudhore ndër-Evropiane të shpejtësisë së lartë
Direktiva 2001/16/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 19 marsit 2001 mbi ndërveprimin e sistemit hekurudhor konvencional trans-evropian
DIREKTIVA 2008/57/EC E PARLAMENTIT EUROPIAN DHE E KËSHILLIT datës 17 qershor 2008 mbi ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Komunitetit (rinovim)
Të harmonizuara
PUBLISHED
SSH EN 50122-3:2010
60.60
Standard published
30 sht 2011
PUBLISHED
SSH EN 50122-3:2022