Pjesëmarje e DPS në takimin Rajonal për rritjen e tregtisë brenda tregjeve të CEFTA-s
Më datë 29 - 30 Mars në Budva të Malit të Zi u mbajt takimi rajonal i EU4 Business: “BE për nxitjen e tregut rajonal të përbashkët përmes Infrastrukturës së cilësisë dhe tregtia online”, në prezencë të KE, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, si dhe GIZ GmbH në zbatim të projektit" EU4 Business: Mbështetja e Integrimit Ekonomik Rajonal".
Takimi ishte një mundësi për të ndarë dhe diskutuar gjetjet kryesore të vlerësimit mbi gatishmërinë e institucioneve të 'Infrastrukturës së Cilësisë' (Quality Infrastructure), (Metrologji, standardizim, akreditim, mbikëqyrje tregu), duke mbështetur organet e vlerësimit të konformitetit dhe prodhuesit, në procedurat e vlerësimit të konformitetit të pajisjeve elektrike të mbuluara nga direktivat LVD dhe EMC.
Gjatë takimit u prezantuan edhe koncepti i Rrjetit Rajonal 'Infrastrukturës së Cilësisë' (Quality Infrastructure), duke ofruar propozimin e modelit të mundshëm të funksionimit të këtij rrjeti.
Projekti synon të forcojë integrimin ekonomik rajonal ndërmjet palëve të CEFTA-s duke mbështetur dhe zbatuar një Plan të Përbashkët të Veprimit të Tregut Rajonal në fushën e Infrastrukturës së Cilësisë (Quality Infrastructure) dhe e-commerce.