DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të energjisë me standardin e ri ndërkombëtar ISO 50004

Në ditët e sotme, kontrolli i kostove dhe ruajtja e konkurencës janë parësore, ndaj edhe kompanitë po mundohen të mbajnë këtë balancë. Bizneset po përdorin sistemet e tyre të menaxhimit të energjisë, si një nga mënyrat më efektive, për të zvogëluar shpenzimet dhe për të ndihmuar në kontrollin e kostove.

Standardi ndërkombëtar i përditësuar së fundmi në fushën e menaxhimit të energjisë, ISO 50004, përfshin standardin ekzistues ISO 50001 për zbatimin e sistemit të menaxhimit të energjisë.

Sistemi i ri dhe i përmirësuar i standardit ISO 50004 “Sistemet e menaxhimit të energjisë - Udhëzime për zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e standardit ISO 50001 të sistemit të menaxhimit të energjisë”, ndihmon kompanitë të kenë një qasje sistematike në menaxhimin e përgjithshëm të energjisë, si një mjet për të arritur përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së energjisë.

Drejtuesi i Projektit të grupit, i cili hartoi standardin ISO 50004, Z. Deann Desai thotë se: "Ky mjet përdorimi, ndihmon organizatat të identifikojnë, gjurmojnë, raportojnë dhe veprojnë në të gjithë zinxhirin e përmirësimit të energjisë. Udhëzimet që ofron standardi mund të ndihmojnë në shndërrimin e përdorimit të energjisë në interpretuesit kryesorë të energjisë".

Për shkak se energjia është shpenzimi më i madh i kontrollueshëm për shumicën e bizneseve, ulja e kostove të energjisë ka një ndikim të rëndësishëm pozitiv. Kur zbatohen në mënyrë të koordinuar, organizatat mund të përmirësojnë performancën e energjisë pa shumë shpenzime.

Standardi ISO 50004:2020 zbatohet për kompani me nivele të ndryshme të menaxhimit të energjisë dhe me eksperiencë në sistemin e menaxhimit të energjisë (EnMS). Standardi është hartuar për t’i krijuar përdoruesit ide, shembuj dhe strategji për zbatimin e një EnMS nga e cila do të përfitojnë të gjitha organizatat, që zbatojnë sistemin e menaxhimit të energjisë bazuar në SSH EN ISO 50001:2018.

Standardi ISO 50004 është pjesë e një fushe të gjerë të standardeve, të cilat ndihmojnë organizatat në rrugën e tyre të menaxhimit të energjisë. Përdoruesit, gjithashtu do të përfitojnë në të ardhmen nga standardi ISO 50005, Sistemet e menaxhimit të energjisë - Zbatimi gradual, i cili do të ofrojë udhëzime shtesë drejt zbatimit të suksesshëm të ISO 50001.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al