DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Përfitimet e zbatimit të sistemit të menaxhimit të mjedisit në biznes

Prioriteti i mjedisit të qëndrueshëm në vendin e punës nuk është vetëm një trend i kohës, por është një strategji jetike për të siguruar vijueshmërinë dhe prosperitetin e një organizate gjatë viteve të ardhshme. Balancimi i rritjes së biznesit dhe rritja e kujdesit për mirëmbajtjen e mjedisit në ditët e sotme është më i rëndësishëm se kurrë, sepse ndikimet e ndryshimeve klimatike po ndikojnë gjithnjë e më tepër në mjedis.

Një mënyrë efektive për të bërë pë të mbrojtur mjedisin dhe për të mbajtur një biznes konkurrues është zbatimi i një sistemi të menaxhimit të mjedisit (EMS). Standardi për menaxhimin e mjedisit ISO 14001 përdoret në mbarë botën nga organizata, që duhet të vlerësojnë, menaxhojnë dhe përmirësojnë ndikimin e tyre në mjedis.

Çfarë është një sistem i menaxhimit të mjedisit?
Pra, çfarë është një EMS dhe pse është i nevojshëm menaxhimi i mjedisit? Një model EMS është një tërësi politikash, procedurash dhe praktikash që i ndihmon organizatat të menaxhojnë dhe të pakësojnë ndikimin e tyre në mjedis. Ai ofron një sistem të strukturuar për të identifikuar, vlerësuar dhe zbutur ndikimet mjedisore.

Qëllimet kryesore të një EMS janë të sigurojë:

• Përputhshmërinë me kërkesat për mbrojtjen e mjedisit;

• Përdorimin efikas të burimeve;

• Reduktimin e mbetjeve dhe pakësimin e ndotjes së mjedisit;

• Përmirësimi i vazhdueshëm i performancës në mjedis.

Ka shembuj të ndryshëm të sistemeve të menaxhimit të mjedisit, por një nga më të njohurit dhe më të përdorurit është sistemi i ofruar nga standardi ISO 14001. Ky standard ndërkombëtar ofron një model të strukturuar të menaxhimit të mjedisit dhe njihet në gjithë botën.

Në pamje të parë, një EMS mund të duket i ngjashëm me një sistem të menaxhimit të cilësisë (QMS), por ka disa dallime të rëndësishme. Dallimi kryesor midis një QMS dhe një EMS është se një QMS (siç është ISO 9001) zakonisht fokusohet në përmirësimin e performancës në lidhje me produktet, shërbimet dhe kënaqësinë e klientit. Një EMS, nga ana tjetër, ka një fokus të veçantë në ndikimin në mjedis. Ai i lejon organizatat të krijojnë një plan të menaxhimit të mjedisit, të kryejnë kontrolle në mjedis dhe të ndjekin objektivat e tyre të menaxhimit të mjedisit.