DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar standardin ISO 56001:2024 “Sistemet e menaxhimit të inovacionit”

Standardi ISO 56001 ofron kërkesa dhe udhëzime për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi të menaxhimit të inovacionit. Ai synon të rrisë aftësinë e një organizate për të projektuar dhe prodhuar produkte dhe shërbime të reja të përmirësuara. Ky standard zbatohet për të gjitha llojet e organizatave, pavarësisht nga forma, madhësia ose produktet dhe shërbimet, që ato ofrojnë.

Në ditët e sotme biznesi avancon me ritme të shpejta dhe gjithnjë në ndryshim, prandaj aftësia për të ndryshuar është thelbësore për mbijetesën dhe rritjen e organizatave. Standardi ISO 56001:2014 i vjen në ndihmë organizatave me anë të një modeli, i cili shërben për të menaxhuar inovacionin në mënyrë sistematike, duke reduktuar pasigurinë dhe duke rritur mundësitë për të pasur fitime të larta nga produktet, shërbimet e reja. Me zbatimin e sistemit të menaxhimit të inovacionit organizatat mund të përmirësojnë performancën, qëndrueshmërinë dhe konkurrencën e tyre në treg.

Standardi ISO 56001 është i përshtatshëm për çdo organizatë, që kërkon të përmirësojë proceset e saj të inovacionit, pavarësisht nga madhësia, sektori ose natyra e produkteve dhe shërbimeve të saj.