DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ka publikuar serinë e standardeve ISO 45001 “Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë ”

Standardi ISO 45001 është standardi i vetëm për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, i cili është hartuar duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për menaxhimin e shëndetit në punë. Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) ka publikuar versionin e këtij standardi.

Puna me sigurime dhe me të drejta të plota është punë e sigurt, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Çdo vit, sipas statistikave, rreth 2.78 milion njerëz në botë humbin jetën nga aksidente ose sëmundje të lidhura me profesionin e tyre. Në pozitat e pasigurta të punës ndodhin qindra miliona aksidente dhe shkaktohen sëmundje profesionale, të cilat sjellin kosto të konsiderueshme shoqërore dhe ekonomike.

Standardi ISO 45001, Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë - Kërkesat dhe udhëzimet për përdorim, synon të përmirësojë këto statistika duke ofruar një model për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, i cili do të zvogëlojë rreziqet në vendin e punës, për të përmirësuar shëndetin, për të rritur sigurinë dhe për të promovuar mirëqenien në punë.

Përfitimet e zbatimit të këtij standardi janë të shumta, si: reduktimi i rrezikut të shfaqjes së simptomave të sëmundjeve profesionale dhe ndodhjes së aksidenteve në punë, deklarimi në kohë dhe i  saktë i sigurimeve për punonjësit, sjellja më pozitive në ndërmarrje dhe bashkëpunimi më i mirë me klientët, furnizuesit dhe palët e treta.