DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Ndryshimet klimatike, disa sugjerime për të reduktuar efektet e emëtimit të gazeve serë

Ndryshimet klimatike drastike, drejtpërdrejt ose tërthorazi mund të ndikojnë negativisht në ekosistemet natyrore. Përmbytjet dhe thatësirat dëmtojnë tokat bujqësore, rritja e nivelit të detit rezulton në rritjen e erozionit të vijave bregdetare dhe stuhitë e forta shkatërrojnë shtëpitë dhe vendbanimet në qytete dhe fshatra. Ndryshimet klimatike po ndikojnë të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë edhe shërbimet kryesore jetike si transporti, telekomunikacioni, energjia dhe furnizimet me ujë. Në të ardhmen, shkencëtarët parashikojnë një rritje të shpërthimeve të sëmundjeve, humbje të jetëve dhe zhvendosje të popullsisë, veçanërisht në mesin e qyteteve dhe fshatrave më të ndikuara nga efektet e ngrohjes globale.

Cilat janë zgjidhjet për ndryshimet klimatike?

Thelbi i zgjidhjeve për ndryshimet klimatike është reduktimi i gazeve serrë. Ka dy mënyra për të ulur efektin e gazeve serrë, duke reduktuar emëtimin e tyre dhe duke prodhuar energji me anë të erës. Zbutja e ndryshimeve klimatike ka për qëllimin të reduktojë emetimet e gazeve serrë në një nivel të tillë që Toka mund ta përballojë pa pasur ngrohje në nivele të rrezikshme.

Ndryshimet klimatike dhe ekositemet

Ruajtja e ekositemeve nga efektet e gazeve serrë është pjesë disa strategjive, që kanë potencialin për të reduktuar dhe shmangur emetimet e tyre. Pjesë e këtyre strategjive është rritja e kapacitetit të ekosistemeve për të absorbuar dioksidin e karbonit ose duke rivendosur habitatet e dëmtuara në mënyrë që të mos lëshojnë më emetime të dëmshme të gazrave serrë. Natyra ka aftësinë të balancojë sistemet e saj ekologjike. Sugjerimet për ndryshimet klimatike ndihmojnë në mbrojtjen, menaxhimin më të mirë të mjedisit, duke siguruar që natyra do të vazhdojë të ruajë ekosisteme të forta dhe të shëndetshme. Kur ruhen, restaurohen dhe menaxhohen siç duhet, ekosistemet natyrore reduktojnë emetimet duke thithur dhe ruajtur sasi të mëdha të gazeve serrë. Përveç largimit të emetimeve nga atmosfera, këto sugjerime për ndryshimet klimatike të shëndetshme ofrojnë përfitime të shumta: ajër dhe ujë më të pastër; kontrollin e përmbytjeve dhe erozionit; rritja e biodiversitetit.