Në Ditën Botërore të Shëndetit le të pranojmë se për të qenë njerëz të shëndetshëm, ne kemi nevojë për një planet të shëndetshëm.
Prej shumë kohësh kemi trajtuar çështjet e shëndetit dhe mjedisit të veçuara nga njëra tjetra. Sot gjithnjë e më shumë po trajtohet si çështje e rëndësishme lidhja midis mjedisit të pastër dhe të qënit i shëndetshëm. E vërteta është se shëndeti i njeriut dhe shëndeti i mjedisit tonë janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe ndërsa përmirësojmë njërën, do të përmirësojmë edhe tjetrën.
Në mes të një pandemie, një planeti të ndotur dhe incidencës në rritje të sëmundjeve si kanceri, astma dhe sëmundjet e zemrës, ne jemi në kohë transformuese. Faktorët e ndotjes së mjedisit përfshijnë edhe ndryshimet klimatike, të cilat janë kërcënimi më i madh për shëndetin me të cilin përballet njerëzimi.
Pra, ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Shëndetit 2022 me temën "Planeti ynë, shëndeti ynë", le të krijojmë një sistem të ardhshëm, që mbështet njerëzit e shëndetshëm dhe planetin e shëndetshëm. Kjo do të thotë të ndërmarrim hapa për të vepruar tani dhe për të riformuar ekonominë tonë për të qenë më restauruese, me karbon të ulët, qarkulluese dhe gjithëpërfshirëse.
Ekzistenca e qënieve është e lidhur me mjedisin e pastër.
Njerëzit krijojnë kushte, që të bëjnë një jetë më të mire në një botë, ku ajri i pastër, uji dhe ushqimi janë të disponueshme për të gjithë, ku ekonomitë janë të përqendruara në shëndetin dhe mirëmbajtjen e mjedisit dhe qytetet, fshatrat janë me mjedis të pastër. Mjedisi i pastër dhe shëndeti i njerëzve kërkon bashkëpunim global, rritje të financave dhe trajtim të çeshtjeve të mjedisit.
Çdo vit në shumë se 13 milionë vdekje në të gjithë botën ndodhin për shkaqe të ndotjes së mejdisit.
Qëllimi i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) është të krijojë një ndikim pozitiv mjedisor, social dhe ekonomik, nëpërmjet standardeve për të mundësuar, që mjedisi të bëhet më i qëndrueshëm. ISO me eksperiencën 75 vjeçare në hartimin e standardeve fokusohet në ato fusha në të cilat mund të kontribuojë në mënyrë më efektive me zgjidhje për të psur një shoqëri të shëndetshme, veprime për ndryshimet klimatike dhe tërësi vlerash për të ndërgjegjësuar shoqërinë.
Me një portofol standardesh në zhvillim, i cili shërben për një shëndet të mirë dhe të sigurt dhe mbështet veprimin global mbi ndryshimin e klimës. ISO luan një rol të jashtëzakonshëm në mbështetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të cilat synojnë të sigurojnë një të ardhme më të qëndrueshme. Standardet ISO të besuara nga qeveria, industria dhe konsumatorët janë themeli i një shoqërie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.
Duke filluar nga Ditën Botërore e Shëndetit 2022 le të kujtohemi dhe të bashkojmë forcat për të ndërtuar një jetë më të shëndetshme dhe të begatë për të gjithë, duke respektuar kufijtë e planetit tonë. Veprimet, që do të ndërmerren në dekadën e ardhshme do të jenë vendimtare dhe standardet mund të luajnë një rol kyç në përcaktimin e fazës të ndryshimit, që nevojitet për të shkuar drejt rrugës së duhur, drejt një bote më të shëndetshme.