DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbledhja e Bordit Teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Miratohet Programi Vjetor i Punës për adoptimin e standardeve

Bordi Teknik (BT) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) miratoi Programin e Punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike (KT), për vitin 2022



Në datë 11 Shkurt 2022, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e Bordit Teknik të DPS. Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, mbledhja e Bordit Teknik të DPS u zhvillua hibrid; fizikisht dhe online (në platformë elektronike).

Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht me e-mail; Listat me standardet e propozuara për adoptim gjatë vitit 2022 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes.

Komitetet Teknike që patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Cilësisë së mjedisit dhe atë ushqimore; DPS/KT 230 "Cilësia e ujit, ajrit dhe tokës" dhe DPS/KT 275 "Analizat e produkteve ushqimore. Materialet në kontakt me ushqimin".

Një vëmendje të veçantë mori edhe dorëzimi i dosjes së dokumentacionit nga ana e DPS në CEN/CENELEC për anëtarësimin me të drejta të plota. Gjithashtu, zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Standardeve (SMS) të DPS, sipas modelit të harmonizuar të shërbimeve, në mënyrë që të realizohet komunikimi me bazat e të dhënave të Organizmave Evropiane dhe Ndërkombëtare të Standardizimit. Tashmë, anëtarët e KT-ve do të kenë profilin e tyre në SMS, duke siguruar një qasje më të madhe në aktivitetet e standardizimit dhe dokumentacionin.

Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19, DPS informoi anëtarët e BT-së se gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të mbahen të angazhuar Komitetet Teknike që mbulojnë këto fusha: DPS/KT 160 "Pajisje mbrojtëse personale", DPS/KT 215 "Pajisje respiratore dhe anestezie" dhe DPS/KT 316 "Pajisje mjekësore".

Në përfundim të mbledhjes Bordit Teknik miratoi:

• Programin Vjetor të Punës për adoptim, viti 2022;

• Përbërjen e Komiteteve Teknike, për të njëjtën periudhë.

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për shtesa në Listat e standardeve për adoptim dhe shqyrtimin e kërkesave për pjesëmarrje në KT, do të mbahet javën e parë të muajit Korrik 2022.

DPS , Tiranë - 14 Shkurt 2022