Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij më datë 7 Dhjetor 2022.
Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).
Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari i Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Diskutim dhe mendimet/propozimet e Bordit për ecurinë në vijim;
Zbatimi i Planit të Punës së DPS për vitin 2022 dhe fokusi për vitin në vijim.
U diskutua në lidhje me auditimin e realizuar nga ekspertët e CEN CENELEC në datat 25 dhe 26 maj 2022 dhe rekomandimet e lëna për DPS, një pjesë janë realizuar brenda afateve të përcaktuara. DPS u përgëzua nga anëtarët e Bordit Drejtues për realizimin e punës dhe përmbushjen e rekomandimeve.
Për mbledhjen e rradhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.
Për më tepër na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98