Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)
Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij më datë 20 Mars 2024.
Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari i Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Objektivat e DPS për vitin 2024.
Diskutim dhe mendimet/propozimet e Bordit për ecurinë në vijim.
Plani i Punës së DPS për vitin 2024 dhe masat/detyrat për realizimin e objektivave.
Të ndryshme.
Vendimi i mbledhjes ishte:
Miratimi i Planit të Punës së DPS për vitin 2024.
Për mbledhjen e tjetër të radhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.