Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)
Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij më datë 15 Dhjetor 2023.
Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Progresi i bërë nga DPS lidhur me anëtarësimin me të drejta të plota në dy Organizmat Evropiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC;
Diskutim dhe mendimet/propozimet e Bordit për ecurinë në vijim;
Zbatimi i Planit të Punës së DPS për vitin 2023 dhe fokusi për vitin në vijim.
Promovimi dhe publikimet në faqen e DPS dhe në rrjetet sociale janë realizuar plotësisht.
Në mbledhje u diskutua edhe në lidhje me projektin GQSP-UNIDO, i cili ka mundësuar një numër takimesh dhe trajnimesh online dhe në zyrat e DPS.
Për mbledhjen e rradhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.