DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbajtja e të dhënave në mënyrë të sigurtë

Gusht 2015

Magazinim dhe mbrojtje e sigurtë e të dhënave kërkon më tepër sesa thjeshtë një kopje rezervë.

Një standard i ri ndërkombëtar për sigurinë e ruajtjes së të dhënave bën të mundur që informacioni i vlefshëm të jetë në duar të sigurta.

Të dhënat e një organizate apo kompanie, shpesh, janë pasuria e saj më e vlefshme, dhe mbajtja e tyre në mënyrë të sigurtë dhe efektive po bëhet gjithnjë e më shumë një domosdoshmëri komerciale dhe ligjore. Megjithatë procesi i menaxhimit mund të jetë i ndërlikuar, duke përfshirë jo vetëm mënyrën se si janë magazinuar të dhënat, por edhe se si t’i akesesojmë në mënyrë të sigurtë dhe t’i transmetojmë përmes një game të gjerë mjetesh komunikimi dhe pajisjesh elektronike bashkëkohore.

Standardi ISO/IEC 27040:2015: “____Teknologjia e informacionit - Teknikat e sigurisë – Siguria e ruajtjes”, jep udhëzime të hollësishme teknike se si të menaxhojmë në mënyrë efektive të gjitha aspektet e sigurisë së ruajtjes (magazinimit) të të dhënave, që nga planifikimi dhe projektimi deri tek implementimi dhe dokumentimi.

Ai përfshin udhëzime për lehtësimin e rreziqeve për prishjen e të dhënave dhe të korruptimit (dëmtimit) të tyre dhe merr parasysh teknologjitë e reja dhe kompleksitetin e lidhjes dhe mbështetet në kërkesat e një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit, sipas standardit ISO/IEC 27001:2013: “Teknologji informacioni - Teknikat e sigurisë - Sistemet e menaxhimit të sigurisë së informacionit – Kërkesat”.

Standardi i ri që po hartohet, ISO/IEC 27040:2015 ka si qëllim të:

Si mund t'i bëni tuajat standardet!

Për të më tepër informacion rreth standardit S SH ISO/IEC 27001:2013 dhe nëse standardi i ri, ISO/IEC 27040:2015, Ju nevojitet për ta përdorur si Standard Shqiptar (S SH) na kontaktoni ose vizitoni zyrat tona në adresën Rruga: “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë, Shqipëri.

Artikulli i plotë