DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbajtja e premtimit për një mjedis të gjelbër



Megjithëse, viti 2021 ishte një vit për t'u harruar, ka pasur rezultate të mira për mbrojtjen e mjedisit, të cilat vijnë nga përdorimi i standardeve ISO për mjedisin.

Rritja e financimit të qëndrueshëm e të sigurtë për një mjedis më të gjelbër do të vazhdojë, sepse shumica e qeverive të botës fokusohen në mënyrën se si të reduktojnë ndotjen dhe gazrat serrë edhe shumë rregullatorë kërkojnë që kompanitë të zbulojnë rreziqet, që lidhen me ndryshimin e klimës.

Sektori i ripërdorimit të energjisë për përdorim të energjinë elektrike, është dyfishuar në dekadën e fundit dhe për më tepër është katërfishuar në 15 vitet e fundit.

Pavarësisht, rritjes së investimeve, nevojitet shumë më tepër financim për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDG). Përqindja e investimit të kërkuar është e madhe. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, duhet të financojmë rreth 5.7 trilion dollarë në vit për infrastrukturën e gjelbër, ndërsa sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë është përcaktuar se duhen të paktën 53 trilionë dollarë në 15 vitet e ardhshme për të luftuar ndryshimet e klimës. Më shumë investim do të nevojitet për fusha të tjera të qëndrueshmërisë, siç është ekonomia e ndarjes, ripërdorimit.

Të dhënat tregojnë se nevojiten urgjentisht standarde të qëndrueshme, të besueshme, të hartuara dhe të zbatueshme kudo. Standardet ndërkombëtare mund të ndihmojnë në strukturimin e tregut financiar të qëndrueshëm në zhvillim dhe të ndërtojnë besimin e duhur, për të cilin investitorët kanë nevojë. John Shideler përfaqësues i kompanisë “Drejt së ardhmes” , i cili drejton komitetin e ekspertëve ISO/TC 207, Menaxhimi i mjedisit, komiteti teknik ISO, i cili merret me hartimin e një sërë standardesh. për obligacionet dhe kreditë e gjelbra u shpreh se ekspertët, që drejtojnë punën për hartimin e standardeve për financa të qëndrueshme janë të qartë, kur shpjegojnë arsyen, si "Standardet ndërkombëtare do të ofrojnë harmonizim, besueshmëri, transparencë dhe besim,"

Obligacionet dhe kreditë e gjelbra

Standardet janë të nevojshme për të shmangur mashtrimin financiar”., shpjegon Hayden Morgan kryetar i grupit ndërkombëtar të investimeve të gjelbërta, i cili drejton një komitet tjetër ekspertësh ISO/TC322, Financat e qëndrueshme. Ai u shpreh se “Puna e kryer në këtë komitet synon të mbështesë organizatat në gjithë botën për të integruar parimet e qëndrueshmërisë në aktivitetet e tyre”. "Pa standardet do të kemi mashtrim financiar, siç është mbivlerësimi i letrave me vlerë të emëtuara për mjedis të gjelbër."

Çfarë janë obligacionet e gjelbra? Bonot e gjelbra, të njohura, gjithashtu si bono klimatike, janë krijuar për të financuar projekte, të cilat ndikojnë në përmirësimin mjedisit ose klimës. Megjithatë, jo të gjitha obligacionet e gjelbra emëtohen me shuma të barabarta. Mashtrimi financiar në lidhje me obligacionet e gjelbra, ose perceptimi i tij, ka qenë një nga pengesat, që ka ndikuar në shtimin e emëtimit të tyre, duke bërë që investitorët e bonove të gjelbra, të besojnë në përfitimet e supozuara të lidhura me ndryshimet e klimës.