Propozimi i fundit i BE-së për hartimin e Rregullores mbi Sigurinë e Lodrave, rishikimin e Direktivës së Sigurisë së Lodrave jep më shumë siguri në përdorimin e lodrave. Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian i Elektroteknikës (CENELEC) theksojnë rëndësinë e Standardeve Evropiane, të cilat ndikojnë në ofrimin e lodrave të sigurta në tregun e përbashkët Evropian.
Komiteti Teknik CEN/TC 52 - Siguria e lodrave harton standarde, që mbështesin kërkesat thelbësore të Direktivës për ‘Sigurinë e Lodrave’. Siguria e lodrave përfshin standarde të ndryshme, të cilat ofrojnë specifikime teknike për prodhimin e lodrave të ndryshme. Standardet si EN 71-2:2020 "Siguria e lodrave - Pjesa 2: Ndezshmëria", trajtojnë problematikat e sigurisë së lodrave, të tilla si rrezikshmëria e përhapjes së zjarrit nga lodrat.
Standardet mund të jenë gjithashtu edhe standarde specifike për llojin e lodrës: Si standardi EN 71-4:2020 'Siguria e lodrave - Pjesa 4: Seritë eksperimentale për kiminë dhe aktivitete që kanë lidhje me të’ ose standardi ‘EN 71-14:2018 Siguria e lodrave - Pjesa 14: Trampolina për përdorim shtëpiak’.
Për më tepër, komiteti teknik CLC/TC 61 "Siguria e pajisjeve elektrike shtëpiake" merret posaçërisht me specifikat për ndërtimin e pjesëve elektrike të lodrave dhe harton standarde të tilla si EN IEC 62115:2020 "Lodrat elektrike - Siguria".
Standardet e harmonizuara në fushën e sigurisë së lodrave janë standarde të hartuara nga një ose më shumë Organizata Evropiane të Standardeve të njohura (CEN, CENELEC ose ETSI), janë të detyrueshme për tu zbatuar nga prodhuesit e lodrave nëpëmjet direktivës së Komisioni Evropian. Direktiva aktuale për Sigurinë e Lodrave ashtu edhe propozimi për një Rregullore për Sigurinë e Lodrave përfshijnë përdorimin e standardeve të harmonizuara për të siguruar përputhshmërinë me to.
Standardet e sigurisë së lodrave po hartohen për tu përshatatur me teknologjitë më të fundit të prodhimit të lodrave dhe për ti ardhur sa më pranë nevojave të prodhuesve të lodrave. Prodhuesit e lodrave kontribuojnë me njohuritë dhe përvojën e tyre në krijimin e lodrave të sigurta duke u informuar dhe duke influencuar politikëbërësit dhe organet e standardizimit.
Prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve mund të jenë të sigurt se lodrat me të cilat luajnë fëmijët e tyre janë të cilësisë së lartë dhe të sigurta falë standardeve evropiane, pavarësisht se ku jetojnë brenda Evropës.