DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) sapo ka publikuar versionin e ri të standardit EN ISO 13849-1:2023

‘‘Siguria e makinerive - Pjesët e sistemeve të kontrollit, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë mbi pjesët e lidhura me sigurinë e sistemeve të kontrollit’’

Për të siguruar nivele të qëndrueshme të larta sigurie të makinerive industriale, është e domosdoshme e kësaj fushe të përditësohen, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në teknologjinë e prodhimit të tyre. Duke u bazuar në zhvillimet e fundit të sigurisë së makinerive, Komiteti Teknik i CEN 114 'Siguria e makinerive', sapo publikoi një version të përditësuar të standardit EN ISO 13849-1:2023 'Siguria e makinerive - Pjesët e sistemeve të kontrollit, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë mbi pjesët e lidhura me sigurinë e sistemeve të kontrollit.

Standardi specifikon një metodologji dhe ofron kërkesa, rekomandime dhe udhëzime për projektimin dhe integrimin e pjesëve të lidhura me sigurinë të sistemeve të kontrollit (SRP/CS), që kryejnë funksione sigurie, duke përfshirë projektimin e programeve të makinerive industriale. Standardi zbatohet në sistemet e kontrollit të makinerive SRP/CS gjatë funksionimit të makinerive, duke përfshirë nënsistemet e tyre, pavarësisht nga lloji i teknologjisë dhe energjisë së përdorur. (p.sh. elektrike, hidraulike, pneumatike dhe mekanike). Standardi u përditësua për tu përshtatur me procesin e projektimit dhe zhvillimit të sistemeve të kontrollit të makinerive. Ndryshimet kryesore të versionit të ri të standardit me standardin aktual janë përcaktimi i kritereve të reja për kërkesat e sigurisë së programeve të vënies në punë të makinerive dhe aspektet ergonomike të projektimit ose rimodelimit dhe ndërhyrjeve elektromagnetike (EMI).

Standardi EN ISO 13849-1:2023 është një standard, i cili merret me çështjet që lidhen me sigurinë e makinerive. Në vijim standardi pritet të referohet nga shumë standarde të harmonizuara, të cilat do të publikohen në të ardhmen për sigurinë e llojeve të veçanta të makinerive. Standardi i hartuar nga komiteti teknik ISO/TC 199 'Siguria e makinerive', përcakton kërkesat e sigurisë të Direktivës së Makinerisë 2006/42/EC: si i tillë, ai së shpejti do t'i ofrohet Komisionit Evropian për tu cituar në OJEU.

Sekretariati i komitetit teknik CEN/TC 114 aktualisht mbahet nga DIN, Instituti Kombëtar Gjerman i Standardizimit.