DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) sapo ka publikuar standardin e ri, i cili do të ndihmojë në përcaktimin e sasisë së lipideve në alga

Lipidet janë një klasë e substancave organike natyrore të karakterizuara nga një tretshmëri e ulët në ujë dhe me një përmbajtje të lartë karboni dhe hidrogjeni. Ato mund të përdoren, për shembull, për prodhimin e biokarburanteve. Në Evropë, është rritur kërkesa për algat dhe produktet e ndërmjetme me bazë algat, pasi ato janë një burim i vlefshëm i shumë lëndëve ushqyese, si proteinat, karbohidratet, lipidet dhe pigmentet. Ato mund të përdoren në një sërë sektorësh, duke përfshirë ushqimin, tekstilet, kozmetikën ose biokarburantet.

Standardi i ri CEN, EN 17908:2023 "Algat dhe nënproduktet e tyre - Metodat e marrjes së mostrës dhe analizës - Përcaktimi i përmbajtjes totale të lipideve duke përdorur metodën Ryckebosch-Foubert", specifikon një metodë laboratorike për përcaktimin e përmbajtjes totale të lipideve në mikro- dhe makroalgat.

Ky standard përshkruan metodën Ryckebosch-Foubert. Kjo metodë përdor një protokoll vlerësimi me anë të një raporti të barabartë të kloroformit dhe metanolit tretës. Metodat, që përdoren zakonisht çojnë në një vlerësim të ulët të sasisë totale të lipideve. Përdorimi i metodës Ryckebosch-Foubert në analizën e algave jep rezultate më të mira.

Standardi EN 17908:2023 është i rëndësishëm sepse krijon konsensus se si të përcaktohet përmbajtja totale e lipideve të algave. Ai përshkruan një metodë më realiste të vlerësimit të sasisë së lipideve të pranishme në algat.

Ky standard u hartua nga komiteti teknik CEN/TC 454 "Algat dhe produktet e algave", Sekretariati i të cilit mbahet nga NEN, Instituti Hollandez i Standardizimit. Puna e këtij Komiteti Teknik rrit besueshmërinë e zinxhirit të furnizimit, duke çuar në një rritje të besimit të konsumatorit dhe industrisë në algat, duke përfshirë makro- dhe mikroalgat, cianobakteret, labirintulomycetet dhe produktet ose ndërmjetësit me bazë algat.