DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN), sapo ka publikuar specifikimet e reja teknike për produktet plehëruese duke u bazuar në objektivat e ekonomisë rrethore të BE-së.

Rregullorja e re e BE-së, nr. 2019/1009 për produktet plehëruese do të hyjë në fuqi në muajin korrik të vitit 2022, duke shfuqizuar Rregulloren, nr 2003/2003. Ajo ofron kërkesa të reja në lidhje me cilësinë, sigurinë dhe etiketimin e produkteve plehëruese,. si plehrat organike, plehrat organo-minerale, mjediset e rritjes, biostimuluesit dhe produktet e tjera. Rregullorja, gjithashtu harmonizon rregullat e BE-së për produktet dhe nënproduktet, që përftohen nga mbetjet e materialeve organike dhe parashikon rregulla për rigjenerimin e lëndëve ushqyese në lëndët e para dytësore.

Në muajin shkurt 2020, Komisioni Evropian njoftoi Komitetin Evropian për Standardizimin CEN me anë të një kërkesë standardizimi në mbështetje të Rregullores, nr. 2019/1009. Me anë kërkesës për standardizim duhet që standardet evropiane dhe specifikimet teknike të ofrojnë metoda analitike, që do të përdoren nga prodhuesit për të verifikuar përputhjen e produkteve të tyre me Rregulloren. Produktet e bazuara në këtë kërkesë standardizimi do të sigurojnë harmonizimin e plotë të tregut evropian, duke u dhënë prodhuesve akses në etiketimin CE, i cili do të luajë një rol kryesor në nxitjen e përdorimit të plehrave organike dhe të bazuara në mbetje bio. Ato do të ofrojnë metoda testimi për kriteret e sigurisë dhe mjedisit, të tilla si zbulimi i patogjenit dhe përcaktimi i ndotësve.

Kërkesa për standardizim është strukturuar sipas një 'procesi me dy hapa': hapi parë është hartimi i specifikimet teknike përshkruajnë metodat e testimit, të cilat më pas vërtetohen në hapin e dytë nëpërmjet studimeve ndërlaboratorike dhe konsolidohen në standardet e reja evropiane.

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) publikoi 82 specifikime teknike si pjesë e fazës së parë, për periudhën nga muaji shkurt deri në muajin prill, të cilat do t'i mundësojnë prodhuesit të jenë të gatshëm të respektojnë kërkesat e Rregullores së re të produkteve plehëruese deri në muajin korrik 2022. Kjo arritje është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme të kryera nga më shumë se 300 ekspertë pjesëmarrës në 15 grupe pune të përfshira në tre komitete teknike.

Këto rezultate u publikuan nga komiteti teknik CEN/ TC 223 “Përmirësuesit e tokës dhe lëndëve, që përdoren në të”, komiteti teknik CEN/TC 260 “Plehrat dhe materialet gëlqerore” dhe komiteti teknik CEN/TC 455 “Biostimulantët e bimëve”.

Standardet e reja të komiteve teknike të sipërpërmendura janë aktualisht në hartim e sipër dhe pritet të publikohen në vitet 2024 dhe 2025.