Transporti i kimikateve të lëngëta dhe gazrave të lëngshëm është një aktivitet me rrezikshmëri të lart. Gazi i lëngshëm përdoret si energjia për ngrohjen e furrave për gatim dhe për furrat industriale, të cilat përdoren për pjekjen e tekstileve, bojërave, plehrave, plastikës, etj.
Për shkak të rrezikut të lartë, që shoqëron transportimin e kimikateve të lëngëta dhe gazrave të lëngshëm, ky lloj transporti rregullohet në nivel ndërkombëtar, përmes Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme Rrugore (ADR) dhe Rregullores për Transportin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme me Hekurudha (RID). Këto dy legjislacione japin një sërë kërkesash sigurie, që duhen zbatuar në mënyrë rigoroze nga transportuesi dhe projektuesi i cisternave. Ato mbështeten në standardet evropiane të hartuaran ga CEN dhe më konkretisht në standardet e komitetit teknik CEN/TC 296 'Cisterna për transportin e mallrave të rrezikshme', një nga katër komitetet teknike të CEN që harton standarde të referuara drejtpërdrejt në dy pjesët e legjislacionit për transportimin e e kimikateve të lëngëta dhe gazrave të lëngshëm.
Komiteti teknik CEN/TC 296 së fundmi finalizoi botimin e dy standardeve kryesore:
• EN 14432:2023 "Çisternat për transportimin e mallrave të rrezikshme - Pajisje tank për transportin e kimikateve të lëngëta dhe gazeve të lëngshëm - Shkarkimi i produktit dhe valvulat hyrëse të ajrit";
• EN 14433:2023 "Çisternat për transportimin e mallrave të rrezikshme - Pajisje tank për transportin e kimikateve të lëngëta dhe gazeve të lëngshëm - Valvulat fundore"
Këto dy standarde janë shumë të rëndësishme për industrinë, sepse ato përmenden në ADR/RID dhe përcaktojnë kërkesat për pajisjet kryesore të cisternave. Si të tilla, ato u mundësojnë organeve inspektuese të miratuara të verifikojnë cisternat dhe të vazhdojnë me certifikimin e tyre.
Versionet e reja të standardeve të përditësuara ofrojnë, përveç disa korrigjimeve dhe sqarimeve të mëtejshme, një zgjerim të fushës së veprimit të tij.
Nëpërmjet këtyre standardeve, prodhuesit do të jenë në gjendje të marrin certifikimin e nevojshëm për cisternat e tyre dhe kështu t'ua shesin ATO pas certifikimit klientëve.
Komiteti teknik CEN/TC 296 kontribuon në përmirësimin e sigurisë së transportit të mallrave të rrezikshme, duke mbështetur zbatimin e rregulloreve ndërkombëtare.
Sekretariati i komitetit teknik CEN/TC 296, aktualisht mbahet nga AFNOR, Autoriteti Kombëtar i Standardeve të Francës.