DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) ka publikuar standardin e ri EN 17837:2023, i cili ndihmon në reduktimin e ndotjes në mjedis nga dërgesat postare

Ndërgjegjësimi në rritje për çështjet e ndotjes së mjedisit i bizneseve dhe klientëve ka ndikuar në reduktimin e ndikimit të tyre në mjedis. Disa sektorë të biznesit i kanë dhënë një rëndësi të veçantë kërkesave të klientëve për prodhimin e produkteve në përputhje me mjedisin. Standardi i ri në fushën e shërbimeve postare, EN 17837:2023 ‘‘Shërbimet postare – Ndikimi në mjedis gjatë dorëzimit të porosive - Metodologjia për llogaritjen dhe deklarimin e emetimeve të gazit serrë dhe ndotësve të ajrit, gjatë ofrimit të shërbimeve të porosive postare’’ jep mënyrën se si duhet të përcaktohet sasia dhe të raportohen emetimet e gazit serrë dhe ndotësve të ajrit, të cilat vijnë nga shërbimet e dërgesave dhe porosive.

Në veçanti, standardi EN 17837 përcakton metodologjinë për matjen sasiore të gazeve serrë dhe emetimeve të ndotësve të ajrit për çdo fazë të zinxhirit të transportit të dërgesave së porosive. Ai gjithashtu tregon mënyrën se si duhet të raportohen emetimet e gazeve serë në bazë të porosive, për të mbështetur shoqatat e mbrojtjes së mjedisit në informimin e klientëve të tyre për normat e lejuara të emetimeve të gazeve serrë.

Çfarë ndryshimesh sjell standardi? Standardi i ri bazohet në një metodologji në përputhje me standardet dhe udhëzimet ekzistuese për emetimet e gazeve serrë, të tilla si standardi ISO 14083 dhe udhëzimet e këshillit ndërkombëtar për emëtimet e gazit serrë. Standardi përmirëson kërkimet në këtë fushë, duke ofruar një metodologji për shpërndarjen e emetimeve të gazeve serrë në nivel porosie dhe jo në nivelin ton-kilometër, sipas standardit të industrisë.

Cilat janë përfitimet shoqërore dhe ekonomike nga përdorimi i këtij standardi? Qëllimi i standardit është të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serrë: informacioni më i saktë ndihmon në lokalizimin më të mirë të emetimeve në zinxhirin e dërgesës së porosive dhe mund të mbështesë vendimarrjen e saktë dhe për masat efektive të reduktimit të tyre.

Standardi EN 17837:2023 u hartua nga komiteti teknik CEN/TC 331 "Shërbimet postare", sekretariati i të cilit mbahet nga AFNOR, Shoqata Franceze e Standardizimit.