Patinat për skijimin në dëborë u krijuan rreth 20 vite më parë me qëllimin fillestar për të lehtësuar ngjitjen e terreneve të pjerrëta në natyrë nga fëmijët në zonat e skijimit.
Aksidentet në modelet e shtigjeve e vjetra të skijimit sollën nevojën për hartimin e një standardi, i cili do të ofronte siguri për përdoruesit e sporteve dimërore. Në vitin 2011 u hartua standardi i parë evropian, EN 15700, për sigurinë e skijatorëve.
Për shkak të sigurisë së lartë, prakticitetit dhe besueshmërisë që ofron ky standard, u rrit kërkesa nga turistët dhe praktikuesit e sporteve dimërore për pushime në zonat malore.
Në ditët e sotme, mbi pesë mijë turistë janë priren të udhëtojnë në zonat malore pë praktimin e sporteve dimërore në mbarë botën. Patinat për skijim përdoren për transportin e njerëzve në zona me shtigje për ecje në dëborë.
Komiteti teknik CEN/TC 242 publikoi së fundmi standardin e ri EN 15700:2023, ‘Kërkesat e sigurisë për transportin e sportistëve me patina për skijim dhe litar’
Ky dokument përcakton kërkesat për patinat e skive, që shërbejnë për lëvizjen e sportistëve me pajisjet e tyre rrëshqitëse të borës ose këmbësorët, që veshin çizme skish ose çizme të rënda për aktivitetet sportive dimërore.
Për përdorime të tjera, turistët duhet të veshin këpucë, që janë të përshtatshme sipas terrenit të zonës malore. Ai gjithashtu përcakton se patinat e skive mund të përdoren nga fëmijët nën moshën pesë vjeç, vetëm nëse janë të shoqëruar.
Standardi përcakton gjithashtu funksionimin e litarëve dhe skive për praktikimin e sporteve dimërore. Ai përfshin kërkesat për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e përdoruesve dhe skive.
Turistët dhe të apasionuarit pas vendeve malore do të mund të shijojnë sportet dimërore të preferuara në siguri të plotë falë standardit EN 15700 të ri.
Sekretariati i komitetit teknik CEN/TC 242, që hartoi standardin EN 15700 mbahet nga AFNOR, Organi Kombëtar Francez i Standardizimit.