DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) ka publikuar një specifikim teknik të ri, i cili ofron udhëzime për funksionimin e sigurt të palestrave gjatë një shpërthimi epidemie

Në dy vitet e fundit Evropa, si çdo pjesë tjetër botës është goditur rëndë nga pandemia Covid-19. Në këtë situatë, standardet kanë rezultuar efektive në gjetjen e zgjidhjeve, që ulin ndikimin e pandemisë në ekonominë dhe shoqërinë evropiane.

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) publikoi specifikimin e ri teknik CEN/TS 17676:2022, i cili jep udhëzime dhe rekomandime për funksionimin e sigurt të palestrave, gjatë çdo shpërthimi epidemik të mundshëm. Ai u hartua për ti ardhur në ndihmë bizneseve të palestrave, që qëndrojnë të hapura, por edhe të sigurta për klientët dhe stafin e tyre.

Shumica e shteteve evropiane hartuan udhëzime kombëtare për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, por masat e propozuara ndryshonin shumë nga njëri shtet në tjetrin. Bazuar në përvojën dhe në kërkimin mbi përhapjen e koronavirusit në ambientet e palestrave.

Specifikimi i ri teknik ofron udhëzime specifike rreth masave, që duhen marrë : mes tyre, kontrollin e aksesit, standardet e higjienës dhe kërkesat e ventilimit. Ai, gjithashtu ofron udhëzime për: pakësimin e përhapjes së virusit infektiv; ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve dhe klientëve të palestrave; duke rritur besimin për frekuentimin e palestrave.

Specifikimi teknik u hartua nga komiteti teknik CEN/TC 136/WG 2 ‘Palestrat’, Sekretariati i të cilit mbahet nga NEN, Organi Kombëtar Holandez i Standardizimit.