DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian për Standardizimin në fushën e elektroteknikës (CENELEC) njoftojnë mbajtjen e konferencës për standardizmin e legjislacionit të sigurisë kibernetike në Bashkimin Evropian

Në datën 15 mars, Organizatat Evropiane të Standardizimit CEN, CENELEC dhe ETSI, në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA) organizuan konferencën e gjashtë për standardizmin e legjislacionit të sigurisë kibernetike në Bashkimin Evropian. Konferenca u fokusua në standardizimin evropian në mbështetje të legjislacionit të BE-së për sigurinë kibernetike dhe mblodhi mbi 900 pjesëmarrës nga BE-ja dhe nga e gjithë bota.

Qëllimi i konferencës ishte i dyfishtë. Fillimisht u prezantuan zhvillimet aktuale në fushën e standardizimit të sigurisë kibernetike. Ato nxitën një dialog midis hartuesve të poltikave, pjesëmarrësve nga fusha e industrisë, kërkuesve shkencorë, shoqatave të konsumatorëve, organizatave të standardizimit dhe certifikimit, duke përfshirë të gjithë palët, që janë të përfshirë në zhvillimin e sistemit së certifikimit të Teknologjisë së informacionit (TIK) në Evropë.

Konferenca u organizua në katër seksione, ku u diskutua puna e vazhdueshme e standardizimit dhe kërkesat për të ardhmen. Pjesmarrësit shprehën pikëpamjet e tyre se si të mbështesin rishikimin e Direktivës për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS), Rregulloren e Identitetit Dixhital Evropian (EUid) për portofolat e identitetit dixhital, inteligjencës artificiale dhe kuadrin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave.
Seksioni përmbyllës përfundoi me një diskutim rreth nevojës për një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të gjitha palëve të interesuara dhe theksoi rëndësinë strategjike të standardeve.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA) gjatë konferncës së standardizimit hartoi dy raporte të reja, në lidhje me standardizimin për mbështetjen e hartimit të politikave të sigurisë kibernetike. Raporti i parë jep një pasqyrim të standardeve ekzistuese në lidhje me menaxhimin e rrezikut, duke përshkruar metodologjitë dhe mjetet e përdorura për të përmbushur kërkesat e standardeve. Raporti i dytë fokusohet në sigurinë kibernetike 5G dhe analizon standardet, që kontribuojnë në pakësimin e rreziqeve teknike dhe organizative në ekosistemin 5G. Të dy raportet identifikojnë mospërputhjet e standardizimit dhe ofrojnë rekomandime për të rritur mbulimin me standarde për këto fusha, duke bazuar në nevojat e palëve të interesuara.