Komiteti Teknik i Përbashkët i CEN dhe CENELEC, nr. 14 "Menaxhimi i energjisë dhe efikasiteti i energjisë në kuadrin e tranzicionit të saj" njoftoi publikimin e standardit të ri EN 17669:2022 "Kontratat e Performancës së Energjisë - Kërkesat minimale", i cili u hartua nga grupi i punës nr. 4 "Aspektet financiare të energjisë". Efiçenca e energjisë dhe përmirësimi i performancës së energjisë janë shtyllat e tranzicionit energjetik dhe janë dy mënyrat me kosto-efektive për të adresuar një kërkesë në rritje për energji, zbutjen e ndryshimeve klimatike, sigurinë e energjisë dhe rritjen e konkurrencës.
Kontratat e Performancës së Energjisë (EPC), të përcaktuara në Direktivën e Efiçiencës së Energjisë (EED) 2012/27/EU, janë analizuar nga shumë organizata (administrata private dhe publike) për të përcaktuar siç duhet marrëveshjen kontraktuale, midis përfituesit dhe ofruesit të përmirësimit të performancës së energjisë. Zbatimi i Direktivës së re për Efiçiencën e Energjisë (BE) 2018/2002 dhe Planit për kusimin e energjisë synon arritjen e një objektivi ambicioz të përdorimit me efikasitetit të energjisë.
Ky plan kërkon heqjen e barrierave për të lehtësuar investimet në këtë sektor për përmirësimin e performancës së energjisë. Riformulimi i ri Direktivës për Efiçiencën e Energjisë (EED) që do të miratohet në muajt e ardhshëm, e cila përfshin parimin e parë të efiçencës së përdorimit të energjisë dhe rëndësinë e EPC. Standardi EN 17669:2022 është i zbatueshëm për organizatat private dhe të administratës publike, pavarësisht nga madhësia e tyre. Ai specifikon kërkesat minimale të EPC-ve që përputhen me kërkesat e:
Politikëbërësve, të cilët ofrojnë kritere për cilësinë, transparencën dhe efektivitetin e veprimeve të performancës së energjisë;
Përfituesit dhe Kompanitë e Shërbimit të Energjisë, të cilët ofrojnë një procedurë kontraktuale për shërbimet energjetike me qëllim përmirësimin e garantuar të performancës energjetike;
Institucionet financiare dhe bankat të cilat ofrojnë një garanci kontraktuale referencë ndërmjet përfituesit dhe ofruesit të shërbimit të energjisë.
Standardi EN 17669:2022 ofron një kuadër të përgjithshëm që nga auditimi i energjisë e deri te matja dhe verifikimi i masave të garantuara të përmirësimit të performancës energjetike gjatë gjithë afatit të përcaktuar në kontratë. Standardi mund të luajë një rol të rëndësishëm duke mundësuar zhvillimin e tregut evropian të shërbimeve të energjisë për të përmbushur angazhimet e strategjisë së kursimit të energjisë dhe arritjen e normës prej 38% më pak harxhim të energjisë për konsumin përfundimtar deri në vitin 2030.