DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC) festojnë “Ditën e Evropës”

Historia e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Standardizimit Evropian

Çdo vit, Bashkimi Evropian feston 9 majin si Ditën e Evropës, është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, shprehu për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. CEN dhe CENELEC janë krenarë për historinë e tyre të gjatë të kontributeve në Tregun e Vetëm Evropian dhe për partneritetin e tyre me institucionet evropiane.

Në ‘‘Ditën e Evropës’’, CEN dhe CENELEC hedhin një vështrim në historinë e përbashkët të Bashkimin Evropian dhe ngjarjeve kryesore në zhvillimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe CEN dhe CENELEC.

9 maj 1950 Deklarata e Schuman-it propozoi krijimin e një Komuniteti Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, pararendës i Bashkimit Evropian

25 mars 1957 Nënshkrimi i Traktatit të Romës, duke krijuar Komunitetin Ekonomik Evropian

10 qershor 1960 Përfaqësuesit nga anëtarët e ISO dhe IEC në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe vendet e EFTA ranë dakord për krijimin e dy Organizatave Evropiane të Standardizimit, CEN dhe CENEL (më vonë CENELEC)

1973 Krijimi i CENELEC nga bashkimi i dy organizatave të mëparshme evropiane: CENELCOM dhe CENEL

13 Nëntor 1984 u miratuan Udhëzimet e Përgjithshme për Bashkëpunimin ndërmjet Komisionit Evropian dhe CEN dhe CENELEC. Ndërsa standardizimi është një aktivitet vullnetar dhe i pavarur, këto udhëzime fillimisht njohën rolin e rëndësishëm që standardet mund të luajnë në politikat publike dhe legjislacionin mbështetës

Qershor 1991 u publikua Marrëveshja e Vjenës mbi Bashkëpunimin Teknik ndërmjet Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe CEN, duke përcaktuar parimet për bashkëpunimin ndërmjet dy organizatave

1 janar 1993 Krijimi i Tregut të Vetëm Evropian. CEN dhe CENELEC luajnë një rol qendror në Tregun Unik Evropian. Standardet sigurojnë që produktet e shitura në Tregun e Vetëm Evropian të përmbushin nivelet më të larta të cilësisë dhe sigurisë, duke rritur besimin e konsumatorëve në të gjithë kontinentin. Standardet e harmonizuara (hENs) ofrojnë prezumim të konformitetit për ata që shesin brenda tregut evropian dhe mundësojnë zbatimin e legjislacionit evropian.

1 nëntor 1993 Komuniteti Ekonomik Evropian bëhet Bashkimi Evropian me hyrjen në fuqi të Traktatit të Mastrihtit.

28 Mars 2003 Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë të Bashkëpunimit ndërmjet CEN, CENELEC dhe ETSI dhe Komisionit Evropian dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë

9 korrik 2008 Miratimi i Strukturës së Re Legjislative (KLF) për Tregun Unik Evropian. Ajo ka mundësuar hartimin e standardeve në mbështetje të legjislacionit në mënyrë të shpejtë, efikase dhe të hapur. Nëpërmjet NLF, standardizimi është bërë një burim jetik në ndërtimin e Tregut të Vetëm.

Më 25 tetor 2012 u miratua Rregullorja 1025 për Standardizimin Evropian. Ky akt vendosi rregulla që rregullojnë bashkëpunimin ndërmjet organizatave evropiane të standardizimit dhe Bashkimit Evropian në lidhje me produktet e standardizimit në mbështetje të legjislacionit të BE-së.

14 tetor 2016 Nënshkrimi i marrëveshjes së rishikuar të Komisioni Ndërkombëtar i Elektroteknikës (IEC) dhe CENELEC, e njohur si Marrëveshja e Frankfurtit. Kjo marrëveshje ishte një përditësim i marrëveshjes së parë për planifikimin e përbashkët të punës dhe votimit paralel që u miratua në vitin 1991 dhe u referua si Marrëveshja e Luganos

1 shkurt 2021 CEN dhe CENELEC me anë të Strategjisë për vitin 2030 përcaktojnë axhendën strategjike për vitet 2021-2030 brenda kontekstit të tranzicionit të dyfishtë dixhital dhe ekologjik, për të siguruar që sistemet dhe shërbimet tona të standardizimit të shërbejnë si katalizatorë për trajektoren e rritjes transformuese së Tregut të Përbashkët Evropian.

2 shkurt 2022 Strategjia Evropiane e Standardizimit u miratua nga Komisioni Evropian, duke dhënë një vizion të ri për standardizimin evropian

20 janar 2023 Takimi i parë i Forumit të Nivelit të Lartë për Standardizimin Evropian. Forumi i Nivelit të Lartë synon të bashkojë shumëllojshmërinë e ekspertizës që ka Bashkimi Evropian në standardizimin dhe të diskutojëprofilin e çështjeve të standardizimit në një audiencë më të gjerë

Partneriteti i gjatë publik-privat midis CEN dhe CENELEC dhe Bashkimit Evropian ka mundësuar rritjen e Tregut të Vetëm Evropian dhe ka nxitur inovacionin midis kompanive evropiane. Sistemi Evropian i Standardizimit konsiderohet si një praktikë më e mirë në krijimin e standardeve në mbarë botën dhe ndërveprimi ndërmjet standardizimit evropian dhe atij ndërkombëtar ka rritur konkurrencën evropiane në nivel global.

Dita e Evropës është një festë e progresit të madh që ka arritur Bashkimi Evropian. Me rastin e 30 vjetorit të Tregut Unik Evropian, CEN dhe CENELEC duan të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi.